E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një gazetë egjiptiane ka gjetur një përgjigje origjinale duke nisur një fushatë kundër karikaturave të turpshme të Profetit Muhamed të publikuara nga revista franceze Charlie Hebdo.
Fushata kundër karikaturave të Muhamedit




Një gazetë egjiptiane ka gjetur një përgjigje origjinale duke nisur një fushatë kundër karikaturave të turpshme të Profetit Muhamed të publikuara nga revista franceze Charlie Hebdo.

Al-Watan, një e përditshme laike, botoi 13 karikatura të hënën nën sloganin "luftoi karikaturat me karikatura".

Një prej tyre tregon një palë syze përmes të cilave digjen kullat e World Trade Center, me titullin: "Syze perëndimore për botën islame".

Reagimi i i lexuesve ka qenë i menjëhershëm teksa kanë përgëzuar dhe falenderuar gazetën për mënyrën e civilizuar që ka përzgjedhur për t`u kundërpërgjigjur.

Rreth 50 persona kanë vdekur në protestat e dhunshme të cilat shpërthyen dy javë më parë gjatë filmit amator, “Pafajësia e myslimanëve”.

Publikuar: 26.09.2012 | 08:55
Lexuar: 816 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime