E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Juventusi niset nga Antonio Conte që do të jetë në tribunë, teksa gjatë javës ka pregatitur me detaje këtë sfidë. Ndeshjet e Champions League janë gjithnjë një motivim më shumë.
Chiellini: Ndaj Shakhtarit të luajmë si Juventus




Skena dhe himni i Champions League do të luhen për herë të parë në Juventus stadium. Giorgio Chiellini flet me emocionet e një debutuesi, duke qënë se e ka pritur prej kohësh këtë moment. Juventusi niset nga Antonio Conte që do të jetë në tribunë, teksa gjatë javës ka pregatitur me detaje këtë sfidë. Ndeshjet e Champions League janë gjithnjë një motivim më shumë.

“Është një test i rëndësishëm dhe kemi shumë dëshirë të luajmë. Jam shumë i bindur që nuk do të gabojmë. Buk e di nëse do të arrijmë deri në fund apo jo, por është e drejtë që tifozët të ëndërrojnë. Vetëm koha do të tregojë se ku mund të arrijmë. Shaktari është skaudra më e fortë e vazos së dytë që mund të na qëllonte. Duhet një Juventus i madh për të fituar. Kjo është një ndeshje e rëndësishme dhe duhet të luajmë si juventusi. E dimë që nuk jemi favoritë për këtë ndeshje dhe as për të fituar grupin, pasi kudnërshtarët tanë kanë më shumë eksperiencë evropiane. Megjithatë ne i kemi studiuar dhe duhet të bëjmë kujdes. Por mund tiu them që jemi shumë të emocionuar pasi është ndeshja e parë në Juventus stadium dhe e dimë që na pret një atmosferë e jashtëzakonshme” shprehet Giorgio Chiellini

Për trajnerin Masimo Carrera edhe kjo sfidë është shumë e vështirë, pasi Shaktar ka një skuadër teknike dhe me eksperiencë në Evropë.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, ndoshta edhe mund të vuajmë. Shaktar është një skuadër teknike dhe e drejtuar nga një trajner që e njeh në perfeksion futbollin italian. Ka futbollistë brazilianë dhe dueht të jemi të kujdesshëm. Juventusi duhet të bëjë një ndeshje si juventusi, të sulmojë pa pushim edhe pse përballë kemi një kundërshtar që nuk humbet prej 25 takimesh. Përsa i përket contes mund të them që nuk është në stol por është gjithnjë i pranishëm”.

Publikuar: 02.10.2012 | 08:41
Lexuar: 590 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime