E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pritet që në ngjarje të marrin pjesë edhe ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Karol Myler-Holtkemper, përfaqësuesja e UNESKO-s Marija Përçallova, përfaqësues të delegacionit të BE-së në Shqipëri, përfaqësues i Unionit ndërkombëtar për mbrojtje të programit, Nejib Benesaja si dhe përfaqësues të donatorit, Bankës gjermane për rinkonstruksion.
Maqedonia dhe Shqipëria do të nënshkruajnë deklaratë për rezervuarin
Ministrat e Mjedisit të Jetesës të Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi dhe Fatmir Mediu sot në Goricë do të nënshkruajnë Deklartë për përkushtueshmërinë për vendosjen e rezervuarit ndërkufitar biosferik Ohër-Prespë sipas programit MAB të UNESKO-s.

Pritet që në ngjarje të marrin pjesë edhe ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Karol Myler-Holtkemper, përfaqësuesja e UNESKO-s Marija Përçallova, përfaqësues të delegacionit të BE-së në Shqipëri, përfaqësues i Unionit ndërkombëtar për mbrojtje të programit, Nejib Benesaja si dhe përfaqësues të donatorit, Bankës gjermane për rinkonstruksion.

Me parafirimin e dokumentiti edhe formalisht do të sigurohet përkrahja e nevojshme e subjekteve lokale dhe palët e prekura lidhur me njohjen e rezervuarit biosferik nga ana e programit të UNESKO-s "njeriu dhe biosfera".

Krijimi i rezervuarit biosferik ndërkufitar për derdhjen në Liqenin e Ohrit, në të cilin është përfshirë edhe rajoni i Prespës është iniciativë e Sekretariatit bilateral të Derdhjes së Ohrit, ndërsa një pjesë e projektit të përbashkët për mbrojtje të Liqenit të Ohrit që së bashku e realizojnë Maqedonia dhe Shqipëria.

Unesko i njeh rezervuaret biosferike si rajone të theksuara për veçoritë e tyre në korniza botërore. Këto kritere shumë mirë përputhen me tërë rajonin e derdhjes së ujit në liqen. Pjesët ujore dhe tokësore të rezervuarit të ardhshëm biosferik konsiderohen si "pika e nxehtë" e biodiverzitetit Kjo falë faktit që rajoni është i pasur me lloje endemike, respektivisht me lloje që janë të pranishme vetëm këtu dhe askund tjetër në botë.

Publikuar: 02.10.2012 | 11:43
Lexuar: 741 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime