E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kuadër të këtij projekti, implementohet teknologjia asistive në arsimin fillor, investohet në pajisje , ndërsa janë organizuar edhe stërvitje për arsimtarët.
Promovohet projekti për e-arsim të qasshëm


USAID në Maqedoni dhe Shoqata "Hapni dritaret" sot e promovuan projektin për e-arsim të qasshëm, i cili ka për qëllim ta përmirësojë inkluzionin dhe cilësinë e pjesëmarrjes së fëmijëve me nevoja të posaçme në arsimin e rregullt.

Në kuadër të këtij projekti, implementohet teknologjia asistive në arsimin fillor, investohet në pajisje , ndërsa janë organizuar edhe stërvitje për arsimtarët. Me këtë projekt, në nivel lokal do të përkrahen 30 shkolla të zgjedhura për zbatimin e teknologjisë informatike asistive, stërvitje për defektologë shkollorë dhe ekipe profesionale për përdorimin e kësaj teknologjie dhe sigurimin e aparatave asistive për rreth 30-të nxënës me hendikap nga shkollat të cilat do të përfshihen nga projekti. Do të punohet edhe në adaptimin e formës elektronike të 20 librave nga arsimi fillor dhe do të përpunohet softuer për përkrahje të arsimimit, leximit dhe shkrimit.

"Kemi arritur përparim të shkëlqyeshëm në modernizimin dhe kompjuterizimin e shkollave dhe aftësimin e arsimtarëve, përmes zhvillimit të vazhdueshëm profesiona dhe vendosjes së metodave të reja të punës", tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Pançe Kralev dhe shtoi se MASH është e përkushtuar për përmirësimin e përfshirjes së nxënësve me nevoja të posaçme në procesin e rregullt arsimor.
Promovohet projekti për e-arsim të qasshëm

Projekti i USAID-it për e-arsim të qasshëm, i zbatuar nga "Hapni dritaet", siç theksoi ai, do t'i pasurojë përvjat e para pozitive, të cilat gjatë dy viteve e gjysëm i kanë përfituar 21 shkolla fillore.

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Pol Uollers tha se me vendosjen e teknologjisë asistive në Maqedoni është dhënë përkrahje për përmirësimin e mundësive arsimore për nxënësit me pengesa, si dhe rritje e besimit të tyre, pasi ata tani mund të punojnë në mënyrë të pavarur lidhur me punimin e detyrave të tyre të shtëpisë.

Me këtë rast u promovua edhe publikimi i ri "Teknologjia asistive informative për inkluzivitet në arsim: Analiza dhe rekomandime".

Projekti për e-arsim të qasshëm pritet të përfundojë deri në qershor të vitit 2014.

Publikuar: 03.10.2012 | 17:27
Lexuar: 1178 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime