E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në mesin e anëtarve të reprezentacionit të Maqedonisë që do marin pjesë në kampionatin mesdhetar në Tuzëll janë trajneri i reprezentacionit U-21 Arlind Huseini si dhe dy karateistët më tëmirë Berat Jakupi në kategorinë -84 kg dhe Ferat Kërbliqi në kategorinë -75 kg
Në Tuzëll dhe Pariz do të dëshmoi se jam më miri






































Reprezentacioni Maqedonisë i karatesë për senior udhëton në kampioantin Mesdhetar në Tuzëll

Shaban Sinani






Ditë më parë në Shkup u mbajtën garat e play ofit në karate për kategorinë e seniorëve që ishte edhe garë zgjedhore në pragë të kampionatit Mesdhetar që do të mbahet në qytetin Tuzlla të Bosnja e Hercegovinës nga data 5 deri me 7 tetor dhe akmpionatit botëror që do ët mabhet në Parisë nga 11 deri 15 nëntor.

Karateisti Berat Jakupi, anëtar i klubit të karatesë Fati nga Gostivari ën kategorinë -84 kg përfundimisht bëhet kampion absolut pasi doli i pari arriti të mund tre kundërshtarët e vetë Stojan Andrievskin 6-0 në pikë, Ognen Gruevskin 3-1 me pikë që ishte edhe fitorja e parë kundër këtij karateisti si dhe Sashe Patreklievin 4-3 me pikë. Pas kësaj gare të play-offit Berat Jakupi ka siguruar edhe pjesëmarrjen në kampionatin mesdhetar për senior. Këtë e deklaroi Barta Jakupi pas garës në Shkup.
Berat jakupi  gjatë  lufte

“Unë jam shumë i lumtur që fitova kampionatin zgjedhor të dielën, po ashtu kjo fitore është shumë domethënëse për mua për shkak se tani më jepet mundësia që të përfaqësoj Maqedoninë në Kampionatin Mesdhetar po ashtu edhe në Kampionatin Botërorë. Kjo është hera e parë për mua që të marr pjesë në kategorinë individuale për senior, do të marr pjesë në kategorinë e sendorëve, është hera e parë që do të marr pjesë. Po ashtu kjo më motivon më tepër që të ushtroj më tepër dhe të kem besim në vete po ashtu edhe në kualitetet e mia. Tani edhe në Tuzëll dhe Pariz do të dëshmoi se jam më miri ” tha Berat Jakupi.

Berat Jakupi pas këtij suksesi të madh për atë dhe klubin e tij theksoi se këtë fitore do të kushtoj 100 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptarë.“Po, unë kisha tre kundërshtar siç thatë edhe ju. Meçin më të rëndë e kisha me Ognen Gruevskin, ku ai është bartës i medaljes së bronztë në kampionate evropiane për senior, ku ai ka edhe më shumë përvojë se unë dhe ishte shumë e vështirë që ta fitoja atë meç, ku ishin sekondat e fundit vendimtare për atë meç. Dhe mund të them lirisht se këtë fitore ia kushtoj 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar” tha ai.
Në mesin e anëtarve të reprezentacionit të Maqedonisë që do marin pjesë në kampionatin mesdhetar në Tuzëll janë trajneri i reprezentacionit U-21 Arlind Huseini si dhe dy karateistët më tëmirë Berat Jakupi në kategorinë -84 kg dhe Ferat Kërbliqi në kategorinë -75 kg.

Publikuar: 03.10.2012 | 22:09
Lexuar: 970 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime