E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Besart Kolonja, është nderuar me çmimin e parë për skenografi në Festivalin teatror për të rinj, të mbajtur në Tiranë, nga data 17-22 nëntor, mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë.
Besart Kolonja, fitues i çmimit të parë


Këtë çmim skenografit Kolonja, ia ndau Juria profesionale e kryesuar nga artistja Yllka Mujo, për realizimin e skenografisë së punuar me përkushtim të pjesës “Kamarieri memec”, të nobelistit anglez Harold Pinter, në regji të Erion Hinaj dhe rolet e interpretuara nga Ahmet Xhelili dhe Indrit Çobani. Pos diplomës për çmimin e parë, Besart Kolonjës i ndahet edhe Kupa e Festivalit.


Besart Kolonja, skenograf dhe kostumograf i diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në klasën e prof. Agim Zajmit. Deri më tani ka realizuar edhe pjesë tjera teatrore, për të cilat vlerësimet kanë marrë notë të lartë artistike dhe realizuese të skenografisë e bashkë me të edhe të kostumografisë së përzgjedhur nga Kolonja.

Ai është skenograf i vetëm i diplomuar shqiptar në Maqedoni, ndaj shprehë gatishmërinë për t’u vënë në funksion dhe shërbim të artit shqiptar në Maqedoni, duke vënë në dispozicion të gjitha aftësitë dhe njohuritë e tija profesionale dhe artistike.

Po ashtu shpreson se do të mund të realizojë një turne me shfaqjen fituese nga Festivali teatror për të rinj edhe nëpër qytetet e Maqedonisë, duke filluar nga Struga, Kërçova, Gostivari, Tetova, Shkupi, Kumanova.

Mehmet Latifi, Lajm

Publikuar: 28.11.2008 | 10:16
Lexuar: 3264 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
doni (22/12/2010 12:47:25) ee prof jooo

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime