E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pjesëmarrës në konkurim është edhe trupa e teatrit shqiptar të Gjilanit, me shfaqjen "Darka e thërrimeve", e Refat Abazit, dhe regji të Arta Kallabës.
Filloi Festivali mbarëkombëtar i teatrit shqiptar në Dibër









Për të 11-tin vit radhazi, Dibra, çeli siparin e festivalit të 11-të të Teatrit shqip, ku për 6 ditë radhazi, duke filluar nga 5 tetori, do të ngjiten në skenë trupat teatrore nga vendi, Kosova, Shqipëria dhe Amerika.

Për të parën herë në këtë festival merr pjesë edhe trupa e teatrit IFS, Francë, me shfaqjen "Krahët e mi janë grisur si një fije letre", me regji të Fabien Guerif.

Pjesëmarrës në konkurim është edhe trupa e teatrit shqiptar të Gjilanit, me shfaqjen "Darka e thërrimeve", e Refat Abazit, dhe regji të Arta Kallabës.

Në konkurim nga Kosova do të jetë edhe trupa e teatrit "Dodona" e Prishtinës, me shfaqjen "Kling me Softly" e Aldo Nikollaj dhe regji të Admir Gllamocaku. Ndërkohë që teatri Kombëtar i Prishtinës konkuron me dramën "Shtëpia në ankand", me regji të Fadil Hysaj.

Në ditën e pestë të festivalit, publiku dibran do të ndjekë konkurimin e trupës së teatrit shqiptar në SHBA, me shfaqjen "Monodrama e Adem Jasharit", me regji të Xhevat Limanit dhe autor Lebit Murtishi.

Përfaqësuese nga Shqipëria është trupa e teatrit "Metropol", Tiranë, me shfaqjen "Karnavalet e Korçës", me regji të Elma Dorësit.

Ndërkohë që trupa e teatrit të Dibrës, që është edhe vendi organizator i këtij aktiviteti, konkuroi në ditën e tretë të festivalit me dramën "Historia e Zooparkut", e Edward Ollebee dhe regji të Ylber Nuredinit.

Të ftuar në festival nga Shqipëria ishte Artisti i Popullit, Luftar Pajo, drejtori i teatrit të Shkupit, Zijadin Myftezi, ai i Preshevës, si dhe kritikë nga Prishtina, Shqipëria, etj.

Në ditën e parë të tij, festivali çeli siparin me trupën e teatrit "Oda" të Prishtinës, me dramën "Stacioni i fundit", ndërsa në mbyllje, juria e festivalit, e përbërë nga emra të njohur të artit dhe kritikës, do të vlerësojnë interpretimin dhe shfaqjen më të mirë, ndërkohë që pas përfundimit të çdo shfaqjeje janë bërë vlerësime dhe kritika për interpretimin teatror.

Kryetari i komunës së Dibrës së Madhe, Argëtim Fida , tha se "ky aktivitet përkon edhe me 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ngjarja më e madhe për shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare , deri në Amerikën e largët".

Në nderim të kësaj ngjarjeje të madhe, kryetari i komunës së Dibrës bëri të ditur një sërë aktivitetesh kulturore të organizuara nga muaji mars e në vazhdim.

"Nën emblemën e 100 vjetorit të Pavarësisë, në të gjitha shkollat e qytetit kemi organizuar shfaqje artistike, lidhur me këtë ngjarje", tha Fida.

Publikuar: 09.10.2012 | 11:15
Lexuar: 1929 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime