E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Forumin e organizojnë Ministria e Ekonomisë, Fondacioni zhvillimor për ndërmarrje i Maqedonisë, Lidhja e odave ekonomike e Maqedonisë dhe Shoqëria "Konekt" në bashkëpunim me Qendrën ekologjike të Maqedonisë, ndërsa e hapi ministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësiror, Abdilaqim Ademi.
Ademi: Përgjegjësia e kompanive për mjedisin e jetesës çdo ditë rritet




Përkrahja për inkuadrimin e praktikave dhe politikave të përgjegjësisë shoqërore në rrjedhat kryesore të veprimit të faktorëve të ndryshëm në Republikën e Maqedonisë është qëllimi i forumit "Mirë për biznesin, mirë për mjedisin e jetesës" që sot u mbajt në Shkup.

Forumin e organizojnë Ministria e Ekonomisë, Fondacioni zhvillimor për ndërmarrje i Maqedonisë, Lidhja e odave ekonomike e Maqedonisë dhe Shoqëria "Konekt" në bashkëpunim me Qendrën ekologjike të Maqedonisë, ndërsa e hapi ministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësiror, Abdilaqim Ademi.

Ademi: Përgjegjësia e kompanive për mjedisin e jetesës çdo ditë rritet
Përgjegjësia shoqërore, nga aspekti i mjedisit të jetesës, sipas ministrit të dikasterit, në mënyrë indirekte del nga zbatimi dhe respektimi i ligjeve, procedurave ligjore dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara për mjedisin e jetesës.

Ademi: Përgjegjësia e kompanive për mjedisin e jetesës çdo ditë rritet
"Ministra ka ndërmarrë një sërë masash dhe aktivitetesh që të nxitë firmat që të përshtaten në orintimin kundrejt "ekonomisë së gjelbër" e cila bazohet në uljen e emisioneve të gazrave të qelqtë, nxitja dhe përdorimi i teknologjive të pastra që janë më të favorshme për mjedisin e jetesës, promovimin e eko-shenjave vullnetare, si dhe përkrahja dhe sigurim të benificioneve për ndërmarrjet që kanë vendosur sistem për menaxhim me mjedisin e jetesës", theksoi Ademi.

Ademi: Përgjegjësia e kompanive për mjedisin e jetesës çdo ditë rritet
Ai vlerësoi se vitet e fundit janë zhvilluar një numër i madh shembujsh të suksesshëm dhe praktika më të mira juridike në fushën e mjedisit të jetesës. Në Maqedonui, shtoi ai, ndërgjegjia e institucioneve shtetërore, çdo dit vjen duke u rritur, ndërsa tregues për këtë është ndarja e lejeve të integrurara A për disa kompani.

Forumi "Mirë për biznesin, mirë për mjedisin e jetesës" është pjesë e projektit "Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve".

Publikuar: 09.10.2012 | 14:34
Lexuar: 1111 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime