E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përballë Argjentinës do të jetë Uruguaji, një nga skuadrat më të forta të Amerikës së Jugut.
Botërori 2014, Argjentina favorite. Sfida e rradhës është Uruguaji







Argjentina kërkon të konfirmojë veten si favoritja kryesore në eliminatoret e Botërorit 2014 në zonën e Amerikës Latine dhe në të njëjtën kohë të shënojë emrin në listën e pretendentëve për të fituar Kupën e Botës. Por për të arritur këtë objektiv, Lionel Messi dhe shokët e tij duhet të kalojnë një pengesë të vështirë në ndeshjen e radhës. Përballë Argjentinës do të jetë Uruguaji, një nga skuadrat më të forta të Amerikës së Jugut.

Në shtatë ndeshjet e luajtura deri tani, Argjentina e drejtuar nga Alleadro Sabella ka marrë 14 pikë, me katër fitore, dy barazime dhe një humbje, ndërsa kryeson e vetme tabelën e renditjes me një një pikë më shumë se Kolumbia dhe Ekuadori. Diferenca e ngushtë ndaj rivalëve nuk i lejon argjentinasve asnjë hap fals, ndërsa e gjithë shpresa e tifozëve mbështetet te forma e shkëlqyer e yllit të skuadrës Lionel Messi.

Talenti shënoi dy gola në ndeshjen e fundit kundër Realit të Madridit dhe të gjithë argjentinasit kërkojnë që ai të përsëritet edhe me kombëtaren. Bashkë me Messi do të jetë në fushë edhe Kun Aguero. Sërish jashtë Carlos Tevez, ndërsa edhe një herë pritet që trajneri Sabella t'i besojë sulmuesit të Realit, Gonzalo Higuain për të marrë maksimumin kundër Uruguajit. Ky i fundit ka marrë 12 pikë në ndeshjet e luajtura deri tani, ndërsa shpreson te një rezultat pozitiv në përballjen ndaj Argjeninës.

Për të plotësuar këtë mission, trajneri Luis Tabarez, do të mbështetet te yjet e skuadrës, te sulmuesi I Napolit Edison Cavani dhe ai i Liverpool Luis Suarez.

Publikuar: 10.10.2012 | 16:21
Lexuar: 863 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime