E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Shkëmbi” hapësinor mban emrin 2012 TC4 dhe ka gjatësi rreth 17 metra. Ai u zbulua për herë të parë më 4 tetor dhe që prej kësaj date, ka qenë në vëzhgim të vazhdueshëm nga shkencëtarët e NASA-s, të cilët ndiqnin ecurinë e tij.
Kaloi “ngjitur” me Tokën, por nuk e preku


Një asteroid deri më sot i panjohur, me përmasa sa një pallat i vogël, iu afrua shumë pranë Tokës mbrëmjen e së premtes dhe kaloi pothuaj ngjitur me të. Shkencëtarët njoftojnë që distanca që kishte asteroidi nga planeti ynë ishte vetëm 95.000 kilometra, pra sa një çereku i distancës së Tokës me Hënën.

NASA ka konfirmuar se ky kalim i asteroidit kaq pranë Tokës nuk përbënte ndonjë rrezik për planetin tonë.

“Shkëmbi” hapësinor mban emrin 2012 TC4 dhe ka gjatësi rreth 17 metra. Ai u zbulua për herë të parë më 4 tetor dhe që prej kësaj date, ka qenë në vëzhgim të vazhdueshëm nga shkencëtarët e NASA-s, të cilët ndiqnin ecurinë e tij.

Bëhet fjalë për asteroidin e dytë brenda kësaj jave që kaloi midis Tokës dhe Hënës, raporton space.com.

Të dielën e shkuar, më 7 tetor, një asteroid akoma më i madh, i quajtur 2012TV me gjatësi 32 metra, kaloi në një distancë 255.000 km larg Tokës. Hëna ndodhet afërsisht 383.000 km.

Publikuar: 14.10.2012 | 17:45
Lexuar: 1013 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime