E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shefi i policisë në Oslo, Anstejn Engedal në konferencën për shtyp deklaroi se është e domosdoshme mbështetja e madhe financiare dhe kadrovike gjatë arritjes së Obamës në dhjetor.
Sigurimi i Obamës në Oslo kushton disa Çmime Nobel









Sigurimi i presidentit amerikan Barak Obama në Oslo, ku do t'i dorëzohet Çmimi Nobel për paqe, do të kushtojë sa katër ose pesë çmime të këtilla.

Shefi i policisë në Oslo, Anstejn Engedal në konferencën për shtyp deklaroi se është e domosdoshme mbështetja e madhe financiare dhe kadrovike gjatë arritjes së Obamës në dhjetor.

"Askush nuk duhet të mendojë se në fund të vitit buxhetor disponojmë me kaq shumë para dhe se mundemi me forca tona të ballafaqohemi me këtë situatë", theksoi Endegal.

Ai tha se këtë çështje tashmë e ka parashtruar në Qeverinë norvegjeze.

Endegal theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme tashmë është përballur me situatë të ngjashme, duke përkujtuar se masa të shkëlqyera të sigurisë janë ndërmarrë gjatë vizitës së ish-presidentit amerian Bill Klinton në vitin 1999.

Ceremonia e ndarjes së Çmimit Nobel për paqe, tradicionalisht mbahet në Oslo më 10 dhjetor, në ditën e vdekjes së Alfred Nobelit. Në atë ditë fituesi i Çmimit Nobel për paqe merr sasi parash prej dhjetë milionë krunash suedeze (1,4 milionë dollarë), e pastaj pason një koncert i madh. Obama tashmë ka paralajmëruar se do t'i ndajë paratë për qëllime bamirësie.

Publikuar: 13.10.2009 | 14:01
Lexuar: 1142 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime