E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mikel e ka një rol të vështirë para vijës së mbrojtjes dhe shumë rrallë i vjen rasti të avancojë përpara për ta kërcënuar portën kundërshtare. I preokupuar për ndërprerjen e sulmeve kundërshtare para mbrojtjes, Mikel ende është në pritje të golit të parë në Premier League edhe pse deri më tani ka regjistruar 135 ndeshje për Chelsean.
Mikel, heroi i pavlerësuar te Chelsea





Vlerat e John Obi Mikelit te Chelsea pothuajse vazhdimisht kalojnë pa u vërejtur nga mediumet edhe tifozët e skuadrës kampione të Evropës, por trajneri Roberto di Matteo insiston se mesfushori nigerian është njëri prej heronjve të pavlerësuar të skuadrës nga "Stamford Bridge".

Mikel e ka një rol të vështirë para vijës së mbrojtjes dhe shumë rrallë i vjen rasti të avancojë përpara për ta kërcënuar portën kundërshtare. I preokupuar për ndërprerjen e sulmeve kundërshtare para mbrojtjes, Mikel ende është në pritje të golit të parë në Premier League edhe pse deri më tani ka regjistruar 135 ndeshje për Chelsean.

Ai fundjavën e shkuar shënoi një gol, që për të janë të rrallë, kur realizoi nga penalltia në fitoren e Përfaqësueses së Nigerisë 6:1 kundër Liberisë, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Afrikës.

Publikuar: 16.10.2012 | 13:05
Lexuar: 706 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime