E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Takimi u përmbyll me një drekë të përbashkët, ku morën pjesë edhe përfaqësues nga stafi i udhëheqësisë dhe profesoratit të Universitetit „Ismail Qemali“ të Vlorës.
Rektori i USHT-së Prof.Dr.Vullnet Ameti, vizitoi Universitetin


Delegacioni i Universitetit Shtetëror të Tetovës, i përbërë nga Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektori për marrëdhënie ndërkombëtare, Prof. Dr. Arbër Çeliku dhe ish-Rektori i USHT-së, Prof. Dr. Nexhbedin Beadini, ditë më parë, realizoi një takim pune me Rektorin e Universitetit „Ismail Qemali“ të Vlorës, Prof. Dr. Albert Qarri.

Takimi u realizua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore. Nga ana e të dy rektorëve u bë një përmbledhje e shkurtër të historikut të të dy universiteteve, të menaxhimit dhe organizimit të tyre, por, nuk u lanë pa u përmendur edhe problemet dhe sfidat, me të cilat përballen të dy universitetet, duke pasur parasysh rrethanat e sotme shoqërore dhe ato të tregut të lirë.
Rektori i USHT-së Prof.Dr.Vullnet Ameti, vizitoi Universitetin Ismail Qemali në Vlorë

Gjatë këtij takimi u diskutuan në mënyrë të hollësishme mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndëruniversitar, me ç’rast prioritet më të madh iu kushtua këmbimit të stafit akademik dhe studentor, organizimit të konferencave të përbashkëta shkencore, aplikimit të përbashkët në IPA fondet, të cilat për synim parësor do të kenë zhvillimin infrastrukturor të dy universiteteve, por që janë edhe me interes rajonal dhe kombëtar.

Takimi u përmbyll me një drekë të përbashkët, ku morën pjesë edhe përfaqësues nga stafi i udhëheqësisë dhe profesoratit të Universitetit „Ismail Qemali“ të Vlorës.
Rektori i USHT-së Prof.Dr.Vullnet Ameti, vizitoi Universitetin Ismail Qemali në Vlorë

Publikuar: 16.10.2012 | 21:07
Lexuar: 5285 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime