E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në solemnitetin në Manastir, njeriu i parë i Parlamentit hungarez Kover theksoi se hapja e konsullatës është pjesë e strategjisë së politikës së jashtme të Hungarisë dhe konfirmim dhe mbështetje për aspiratat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.
Në Manastir hapet Konsullatë nderi të Hungarisë

Kryetari i Parlamentit hungarez Laslo Kover sot në Manastir e hapi Konsullatën e derit dhe e promovoi biznesmenin manastiras Sasho Janakievski për konsull nderi të Hungarisë në Republikën e Maqedonisë.

Në solemnitetin në Manastir, njeriu i parë i Parlamentit hungarez Kover theksoi se hapja e konsullatës është pjesë e strategjisë së politikës së jashtme të Hungarisë dhe konfirmim dhe mbështetje për aspiratat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

"Një prej qëllimeve më të rëndësishme të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë ishte që qartë ta konfirmojmë përcaktimin tonë për mbështetje, ndërsa hapja e konsullatës ishte rasti më i mirë për këtë. Njëherit sot e vazhdojmë traditën e prezencës konsullore në Manastir siç ishte kjo dikur. Me hapjen e konsullatës së nderit do të mundësohet thellim i bashkëpunimit tonë, përfaqësim i interesave të qytetarëve tonë nga sfera e ekonomisë, kulturës dhe posaçërisht arsimimit të studentëve të ardhshëm të cilët i presim", theksoi Laslo Kover.

Konsullata hungareze është e 13-ta në Manastir dhe ndodhet në të ashtuquajturën ndërtesë s konsullatave në rrugën më reprezantuese në qytet, në "Shirok Sokak".

"Sot po hapim edhe një konsullatë e cila është pjesë e historisë së qytetit tonë. Ajo është pjesë e detyrës tonë - t'ia kthejmë shkëlqimin konsullor Manastirit. Avancojmë në të gjitha segmentet nga jetesa shoqërore, në sferën komunale dhe urbanistike, krijojmë kushte për zhvillim ekonomik dhe besoj se prej sot do të kemi investitorë edhe nga Hungaria mike", theksoi kryetari i Manastirit Vlladimir Taleski.

Me vendim të autoriteteve hungareze, për konsull nderi të Hungarisë në Republikën e Maqedonisë është emëruar biznesmeni manastiras Sasho Janakievski i cili para mysafirëve të pranishëm paralajmëroi bashkëpunim intensiv posaçërisht në interes të pjesës jugperëndimore të Maqedonisë që do t'i përkushtohet aktiviteteve ekonomike, kulturore dhe sportive të qytetarëve nga të dy shtetet.

Publikuar: 18.10.2012 | 17:01
Lexuar: 1648 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime