E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Deklarata e Fabio Quagliarellas ka bere buje ne te gjithe Italine. Sulmuesi i Juventusit ka bere te ditur gjate nje interviste per mediat italiane se e adhuron lojen qe ben skuadra e Romes me trajnerin Zeman. Ai ka thene se "nuk kam Asgje me Zeman, nese dua te jem i sinqerte e adhuroj.
Quagliarella largohet nga Juve?



Deklarata e Fabio Quagliarellas ka bere buje ne te gjithe Italine. Sulmuesi i Juventusit ka bere te ditur gjate nje interviste per mediat italiane se e adhuron lojen qe ben skuadra e Romes me trajnerin Zeman. Ai ka thene se "nuk kam Asgje me Zeman, nese dua te jem i sinqerte e adhuroj. Ai ben nje loje sulmuese, ideale per sulmuesit, nje dite do te doja ta kisha si trajner. Ne jete nuk duhet te thuash asnjeher kurre "kane qene pikerisht keto fjalet e sulmuesit bardh e zi qe kane çuditur te gjithe, pasi asnjehere nuk priteshin fjale te mira per Zeman nga nje juventin si Quagliarella.

Ai nuk po luan ne ndeshjet e fundit dhe kjo mesa duket e ka bere qe te mendoje per nje te ardhme te re. Edhe pse ne disa ndeshje ka qene i rendesishem me golat e tij te skuadra e Juventusit, ai perseri nuk ndjehet mire dhe deshira per te nderruar ambient duket se eshte e madhe nga napoletani. Loja e skuadres se Romes me sa duket i pelqen dhe ne te ardhmen nje dite mund ta shohim duke veshur pikerisht kete fanellë. Sinjalet nga sulmuesi juventin jane te qarta, ndersa pritet te shohim se si do te perfundoje kjo simpati per klubin kryeqytetas dhe trajnerin e saj. Duke pare interesimin e Juventusit per Osvaldon dhe Destron ne Ital,i flitet per nje shkembim te mundshem me njerin nga dy sulmuesit e shume deshiruar ne kampionin bardh e zi.

Fjalet e Quagliarellas e vertetojne me se miri kete fakt, ndersa pritet merkato e janarit per te mesuar se ne te vertetë do te funksionoje kjo formule. Sulmuesi napoletan Quagliarella me shume gjasa mund te largohet nga Juventusi qe ne janar, ndersa vendin e tij mund ta zene njeri prej Osvaldos dhe Destros. Ky i fundit nuk po gjen hapësirat e duhura ne skuadrën verdh e kuqe, pasi rivaliteti ne vijen e pare te sulmit eshte shume i madh.

Publikuar: 23.10.2012 | 22:06
Lexuar: 737 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime