E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Më parë Berisha kishte propozuar dënim me burgim përjetë për ata që vrasin policë dhe ata që vrasin për gjakmarrje.
Berisha: Burgim përjetë për ata që vrasin gratë dhe vajzat









Nisur nga rritja në nivele të frikshme e krimit në familje, kryeministri Sali Berisha ka propozuar ndryshime në Kodin Penal për të dënuar përjetë ata që vrasin gratë e vajzat.

Më parë Berisha kishte propozuar dënim me burgim përjetë për ata që vrasin policë dhe ata që vrasin për gjakmarrje.

“Krimi në familje është rritur me shpejtësi të madhe. Nëse vrasja e bashkëshortes ka qenë thuajse inekzistente, sot për fat të keq kjo është jo e rrallë dhe është akt tmerrësisht i shëmtuar. Kemi bërë dhe bëjmë përpjekje, por përpjekjet duhet të jenë shumë më të mëdha. Duke pasur parasysh dallimin e qartë në agresivitet mes dy gjinive, mendoj se mund të vendoset dënimi përjetë për të gjitha ata, të cilët e shtyjnë krimin gjer në një kufi të paimagjinueshëm të tillë. le të na frymëzojë kjo konventë për të përcaktuar shkallën më të lartë të dënimit në Kodin Penal për të gjithë aa që ngrenë hanxharin e krimit kundër bashkëshortes e vajzave në tërësi, gjë e cila përbën formën më ekstreme të krimit,” tha Berisha.

Publikuar: 25.10.2012 | 07:27
Lexuar: 887 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime