E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këngëtarja kosovare në klip ka shumicën e skenave që i kemi parë edhe gjatë xhirimeve përderisa klipi i saj fillon me flamurin e Kosovës.
Rita Ora promovon klipin e xhiruar në Kosovë







Pop këngëtarja nga Britania, me prejardhje kosovare, Rita Ora, ka publikuar videoklipin e saj më të ri "Shine Ya Light". Xhirimet për video-klipin “Shine Ya Light”, Rita Ora i ka bërë në Kosovë.

Spoti fillon me një fëmijë i cili thotë që Rita Ora po vjen.

Këngëtarja kosovare në klip ka shumicën e skenave që i kemi parë edhe gjatë xhirimeve përderisa klipi i saj fillon me flamurin e Kosovës.

Po ashtu Rita fillimin e videos e fillon me flamurin e Kosovës të mbështjell për kokën e saj ndërkaq nuk mungojnë edhe skena të tjera siç janë ato para Newborn.

Qindra kosovarë e patën pritur atë, si në Aeroportin e Prishtinës, ashtu edhe para pallatit të Rinisë, ku këngëtarja me famë botërore, kishte kryer xhirime mbi obeliskun “Newborn”.

Me këtë rast britanikja, Daily Mail, e pati shënuar vizitën e pop këngëtares në Kosovë, duke thënë se “ajo u kthye te rrënjët e saj” për të kryer xhirime për spotin e ri.

Ylli, sipas Daily Mail, “dëshiron të ndihmojë që ta vendosë fuqishëm vendin e saj në hartë, duke xhiruar videoklipin e fundit në qytet”.

Dhe, gjykuar nga videoklipi, Rita Ora duket e ka arritur një gjë të tillë.

Rita Ora ka arritur suksesin e madh në Britani, me hitet e saj, të cilat janë ngjitur në majë të toplistave botërore.

Rita ka lindur në Prishtinë, dhe është zhvendosur në Britaninë e Madhe, kur ishte vetëm njëvjeçare.

Publikuar: 28.10.2012 | 00:40
Lexuar: 1313 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime