E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Korca sipas grekëve të amerikanizuar i është grabitur Greqisë nga shteti shqiptar padrejtësisht.Ndryshe nga një imazh që reklamohet i lyer me pështymë që të shkëlqejë, e vërteta e një ngjarjëje edhe pse pa ndonjë vlerë të madhe do të thoja unë, duhet shfaqur e pastër, edhe pse e zbardhur nga larja me sapun, duhet të reflektojë vetveten, ashtu sikurse po përshkruaj atë që unë pashë dhe përjetova, pra atë që po lexoni dhe ju.
Rracizëm përtej Atlantikut….!
Lobi grek në New Jersey





Nga Lorena Kollobani

Paska qënë e thënë që loja ping –pongut, dhe në rastin konkret mes dy fqinjëve si Shqipëria apo Greqia, të luhet dhe jashtë trojeve të tyre, madje dhe jashtë kontinenti, madje madje kam frikë ta mendoj që mund të luhej dhe jashtë sistemit tonë diellor nëse do të ishin mundësitë, dhe sigurisht pothuajse gjithmonë e luajtur në fshehtësi me regullat e kalit të trojës.
Një vizitë e thjeshtë, e startuar me dyshime dhe e metaforizuar në shumë forma në shumë pak kohë me personazhe të ndryshëm por me rrënjë të njëjta, pasqyrojnë histori të tilla të lexueshme dhe pse të pagërmëzuara të cilat ekzistojnë akoma duke lënë shije thartire në cc’do cep të botës për një cep që as nuk duket në glob.
Dhe e gjithë shija e vrerit kryesisht rrjedh prej dy pikave më kulminante të një fjalimi festues, citime fodulle që vijonë nga goja e disa qytetarëve grekë në Amerikë, si fitoren e një lufte kundrejt pushtuesve por dhe humbjen e padrejtë të qytetit të Shkupit të cilin sipas tyre ua mori Maqedonia si dhe Korccën që ja paskemi grabitur ne. Këto ishin vetë fjalët mbyllëse të një festimi historik nga grekët e amerikanizuar brënda mureve të kishës ortodokse greke në New Jersey si për ti vënë vulën e cceliktë një tjetër ngjarjeje aspak të hijshme që ndodhi që në fillim , ironizimit të këndimit të himnit amerikan.

Rëfimi

Kam jetuar një ngjarje e cila absolutisht nuk mund të karakterizohet si ngjarje historike por dhe e parë varfërisht mund të klasifikohet thjeshtë si një simotër e tentakulave të një meduze që jeton kudo duke lënë flokë prej gjarpërueshësh madje edhe në sytë e mi.
Në mënyrë të pafytyrë jashtë siparit, ka raste që për iluzione të hedhin dhe sheqer pluhur përsipër duke mos lënë të thartohen të gjithë me shfaqjen e tyre, por vetëm ata që i panë pas kuintave, spektatorët e rolit tuaj të vërtetë.
Ndryshe nga një imazh që reklamohet i lyer me pështymë që të shkëlqejë, e vërteta e një ngjarjëje edhe pse pa ndonjë vlerë të madhe do të thoja unë, duhet shfaqur e pastër, edhe pse e zbardhur nga larja me sapun, duhet të reflektojë vetveten, ashtu sikurse po përshkruaj atë që unë pashë dhe përjetova, pra atë që po lexoni dhe ju.


Karakteri dhe thelbi shpirtëror ç’do njeriu në këtë rruzull tokësor janë cilësi të panjohura ,aq të panjohura për njerëzimin, sa ç’mund të jenë luspat e peshkut gëzof për gjitarin. Dhe akoma më tepër mund të themi që atavizma të tilla nuk përcaktojnë pothuajse asnjëherë rracën apo prejardhjen e tyre ashtu sikurse dhe e anasjellta. Është një ligj biunivok I paparashikueshëm I cili mund të ndodh kurdo, kudo dhe me këdo pa pasur limite në hapsirë apo në kohë për spjegime, rezultate dhe parashikime.
Ç’do gjë që mund të përdoret për etalon matjeje në lidhje me një ekzistecë të padukshme që ndodhet brënda vetëtimave që lëshojnë pluskimet e zemrave që ziejne për Kushedisecca apo për Kushedisekë, janë vetëm fllucka sapuni, vezëlluese për pak sekonda dhe boshe njëkohësisht.
Gjurmë të tilla, edhe pse rrufe, janë periodike vetëm për të treguar se një histori vazhdon në lumenjtë kohor edhe pse me njerëz të ndryshëm dhe në vënde të ndryshme pa pasur një zgjidhje përfundimtare që edhe pse fatkeqësisht një ‘’happy end’’ nuk është e mundur, lipset të paktën të japë një rezultat zero ku të dy lojtarët as humbin e as fitojnë.


Ndodhem në Amerikë

Më ekzaktesisht ndodhem në New Jersey. Dhe për të qënë akoma dhe më e saktë po jetoj nën ccatinë e një greku I cili është martuar me një të njohurën time prej vitesh.
Dua ta them që në fillim të këtij shkrimi se unë nuk jam raciste aspak. Me këto rreshta dua të ndajë me ju dy imazhe të një siluete helene të përziera dhe të bashkuara nga e njëjta preardhje ,ashtu sikurse u ndanë, u bashkuan dhe u rindanë tek unë.
E megjithëse une isha boshti vëzhgues ku rrotulloheshin ngjarjet , akrepat ngecën te ora dymbëdhjetë pasi kishin përshkuar fushën e plotë , duke më lënë po në të njëjtin vënd.
Familja ku unë rrija përbehej nga kater persona ; nga e njohura ime shqiptare (jo vorio-epirjote), bashkëshorti I saj grek dhe fëmijët e tyre.

Për mua ishte hera e parë që isha e ftuar tek ata dhe ccekani më rrihte vetëm në një gozhdë në tru nëse do të dilja po me tru.
Duhej të isha shumë transparente me merakun tim sepse zoti Theodor ( emri i të zotit të shtëpisë) pasi më ndejti ftohtë natën e parë , mëngjezin e së nesërmes më pyeti shumë seriozisht.’’ Ti je shqiptare, gruaja ime po ashtu, kështu që të lutem më përkthe cc’do të thotë ‘’rrace e m….’’ sepse ajo ma thotë gjithmonë dhe nuk ma përkthen asnjëherë’’

Ngriva po dhe qesha me të madhe. Për të dalë nga situata fillova t’ia spjegoja shpejt e shpejt se ishte një shprehje metaforike e thënë me nuanca humori shpesh kundrejt familjarëve të bashkëshortit ose bashkëshortes po sigurisht pa asgjë të keqe në thelb. Mu duk sikur ja mbusha mendjen kur ai për herë të parë para meje qeshi me të madhe si për të më thënë e zbute shumë, shumë më tepër se cc’ma merrte mëndja. Papritmas dëgjoj zërin e së njohurës sime që më nxit me këmbëngulje shumë të hekurt për t’ia spjeguar saktë, pothuajse me zhargonin më banal të mundshëm pasi ai e dinte më së miri si kuptim duke qënë që sipas asaj ai e kishte dëgjuar me mijëra herë në ditë po thjeshtë më ngacmonte mua.

Kështu që shkurtë, qartë dhe saktë, pasi rimora rolin e fjalorit të Edmond Tupes dhe ja rispjegova thashë me vete ‘’hapu dhe të futem’’, por ndërkohë që pas atij krahasimi ironik nga ana e bashkatdhetares sime zhgualli im I ndrojtjes u coptua me rrënjë sepse pushimet e mija në shtëpine e Theodorit u bënë si pushime përrallash saqë I gjuaja vetes me shuplaka herë pas here për të kuptuar që nuk kisha rënë në koma.

Nga ana tjetër unë spjeguesja e mbiemrit të rracës së zotit Theodor, falë kureshtjes sime të sëmurë , duhej të gjeja preardhjen e krahasimit të dalë nga goja e shqiptares për gjysmën e gjakut të fëmijëve të saj. Dhe e pyeta.

Ajo më tregoi se rracizmi kundrejt faktit të të qënit shqiptare I kishte marrë shpirtin, shëndetin dhe lumturinë. Si ajo, si fëmijët e saj gjysëm shqiptare përccmoheshin brutalisht nga xhaxhallarët dhe hallat dhe pikërisht në vëndin më heterogjen të botës, në Amerikë , as në Greqi jo aq shumë dhe për të vetmin fakt se ishin shqiptar ose gjysëm të tillë.

E besova, por isha dhe ca skeptike sepse rracizëm kaq të theksuar për gjakun e gjakut tënd në zemër të Amerikës për të vetmin fakt preardhjen nuk më bindi plotësisht.

E megjithatë skepticizmi im nuk e pati shumë të gjatë jetën sepse për të respektuar Theodorin minimalisht duhej të shkoja në shkollën greke të fëmijëve të tij për të parë spektaklin e përgatitur nga kisha greke, shkolla e saj si dhe nga grekë të amerikanizuar, në nder të cclirimit të Greqisë pas luftës së dytë botërore.

Fillimisht sa për mirëseardhje, pasi më dëgjuan që flisja shqip me të njohurën time as më përshëndetën ( me atë shkëmbyen fjalë shumë të shkurtra mirsjelljeje). Ngela si mullar në vënd dhe fillova të haja thonjtë nga nervozizmi ,sepse sa herë do të ktheja sytë dikush do më kishte fiksuar nga koka te këmbët. U mundova ti justifikoj me filozofinë se atdheu ndoshta u dashuroka më shumë kur je larg dhe se nacionalizmi theksohej edhe më shumë nga malli ose ose se cc’do gjë ishte perceptimi I mbrapsht nga ana ime për rrethanat.

Festimi filloi dhe u hap me himnin grek që u këndua nga të gjithë, me zëra të mallëngjyer dhe plot pasion. Por sicc e do tradita universale, si përshembull në lojrat sportive ku këndohen të dyja himnet e shteteve që marrin pjesë në garë,, rrjedhimisht akoma dhe më ndenjësisht kërkohet të respektohet dhe këndohet dhe himni I vëndit në të cilin jeton. Dhe kështu më pas në shenjë respekti dhe falenderimi për atdheun birësues filloi himni amerikan.

Fillimi mbarë gjysma punës thotë populli po më lejoni t’iu them që për mendimin tim nga ana imazhit nuk ishte dhe shumë I mbarë sepse në fund fëmijët, pra këngëtarët, sigurisht të mësuar, filluan të ccirreshin dhe të zgjasnin zërat me nota tallëse kur këndonin himnin amerikan, dhe për ti vënë kapakun në fund me të qeshura dhe duartrokitje të mëdha për himnin e tokës ku të gjithë ne në atë sallë po rëndonim.

Festimi vazhdonte![b]

Ai vijoi me perkujtimin e këngëve të truallit të tyre, lartësim heronjsh, satirë për armikun dhe më në venccati për Musolinin si dhe tregime historike që në fakt këtë të fundit do të ishte më saktë ta quanin imagjinatë sepse edhe kur unë mendova se pavarësisht ironizimit të himnit amerikan ky festim do të mbyllej me një rreze dielli, shkëlqimi I një ccasti u shuajt si zjarri I një shkrepseje.


Me një mbyllje si në fjalimet e Hitlerit, plot emocion për ndjekësit dhe në këtë rast helenet që gjendeshin aty, drejtori I shkollës e lëshoi dhe bombën për veshët e mi duke më bërë të mendoja edhe pse në në të mijtën e sekondit seriozisht për njohuritë e mija më elementare të historisë së vëndit tim.


Po ju a citoj fjalë për fjalë ‘’ Fituam një luftë kundrejt pushtuesve por dhe humbëm padrejtësisht qytetin tonë Shkupin të cilin na e mori Maqedonia si dhe Korccën që na e mori Shqipëria’’.

Historia brënda atyre mureve shfaqej donkishotiste apo dhe me efekt Pollyana apo sido që të ishte nuk shfaqej ashtu si ishte. Lojra fjalësh nga sa thashë apo fjalë të rreme nga sa thane, e vërteta është që fjalët kanë forcën e shpirtit dhe të mëndjes dhe fjalë të tilla kanë ndezur dhe shuar flakë në epoka me rradhë.

Në fakt ne nuk kemi qënë asnjëherë kuccedra por dhe asnjëherë shpëtimtarë të botës, por të paktën dimë të ulim kokën para baltës që bëjmë, dimë të mbajmë mbi krahë ëngjëjt e mëkatit dhe të dlirësisë gjithashtu.

Kemi qënë dhe jemi këta që jemi, ashtu si na njihni, me turp por dhe nder ashtu sicc janë njerëzit, por duhet vlerësuar se mbi të gjitha na keni njohur me shkrime dhe dokumenta për këta që jemi, të palustruar, pa gënjyer dhe pa shkelur mbi të drejtën e askujt edhe pse humbin trofenj të cilët të tillë të rreme janë vetëm një hicc.

[b]Festimi mbaroi. Ika. Nuk me thane mirupafshim sigurisht!


Ne fund ngeca serisht ne mendime po aty ku fillova. Individi dhe lobi, greke apo shqipetare, histori apo imagjinate, e verteta dhe e rremja, raciste ose jo, ndryshojme ne kohe dhe gjeografi apo mbesim te njejtet.
E si perfundim nese neser nga shqiperia zotit theodor do ti dergoj nje kartoline falenderimi , kishes ku mblidheshin pjestaret e tij te familjes, atdhetaret grek si dhe drejtorit te shkolles greke do tju dergoj nje pjesez nga historia boterore ku tju tregoj se korca eshte aq e shqiperise sa ceshte qafa per koken si dhe nje ligj nga bibla ne lidhje me dhjete urdhrat e Zotit ‘’kurre mos genje’’

Publikuar: 29.11.2008 | 02:51
Lexuar: 2611 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime