E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Organizimi i ndryshimeve në udhëheqjet e sistemeve autoritare është një manovër e vështirë politike. Komunistët e Kinës janë përpjekur ta lehtësojnë këtë proces shpesh të dhunshëm dhe kaotik. Fjala kyçe këtu është "udhëheqja kolektive":
Ndërrim i udhëheqjes në Kinë





Kur organizata më e madhe politike e botës me gati 80 milionë anëtarë mban kongresin e partisë, kjo është një ngjarje. Më shumë rëndësi merr një kongres i tillë partie, kur ai mblidhet një herë në çdo pesë vjet. Rëndësia globale politike e kongresit të 18-të të Partisë Komuniste të Kinës ushqehet nga fakti se kjo parti se bashku me gjithë shtetin e Kinës ka bërë pre edhe ekonominë e dytë më të madhe në botë, ka nën pushtetin e saj ushtrinë me personelin më të madh në botë, të pajisur me armë bërthamore dhe raketa ndërkontinentale dhe më e rëndësishmja është se udhëheqja e partisë do të ndërrohet dhe se bashku me të edhe ajo e shtetit.

Organizimi i ndryshimeve në udhëheqjet e sistemeve autoritare është një manovër e vështirë politike. Komunistët e Kinës janë përpjekur ta lehtësojnë këtë proces shpesh të dhunshëm dhe kaotik. Fjala kyçe këtu është "udhëheqja kolektive":

Në krye të shtetit nuk do të jenë më figura udhëheqëse të tilla të mëdha si Mao Ce Dun, apo Deng Xiaoping, por një ekip teknokratësh.

Aktualisht kjo qendër pushteti në Kinë përbëhet nga nëntë persona. Çdo dhjetë vjet lidershipi i lartë zëvendësohet. Për këtë janë vendosur rregulla strikte për moshën. Kështu në kongresin e fundit të partisë në vitin 2007, në Komitetin Qendror janë përfshirë vetëm ato, të cilët kanë lindur pas vitit 1940. Në kongresin e 18-të, shtatë nga nëntë postet do të zihen nga persona të tjerë.

Më shumë se 2.200 delegatët e kongresit të partisë zgjedhin Komitetin Qendror me rreth 350 anëtarë. Komiteti Qendror nga ana tij zgjedh nga radhët e veta Byronë Politike, të përbërë nga 25 anëtarë.

Krerët e partisë zgjedhin anëtarët e komitetit qendror, partia miraton. Dhe kështu vazhdon. Komiteti qendror nga ana e tij konfirmon listën e kandidatëve për Byronë Politike dhe Komitetin e Përhershëm të saj.

Një treg i rëndësishëm për balancimin e raporteve të pushtetit ndërmjet fraksioneve të ndryshme brenda Partisë Komuniste është vendi bregdetar Beidaihe në Detin e Kinës Lindore, dy orë larg nga Pekini me tren ekspres. Prapa dyerve të mbyllura në vilat e heshtura në verë u zhvillua një luftë e madhe për emërimin e ardhshëm të Byrosë Politike. Skandali politik rreth ish kryetarit të partisë së qytetit më të madh të Kinës e Chongqing, Bo Xilai, turbulloi planifikimin e sofistikuar të personelit në krye të PKK. Se kush mban frerët e pushtetit krahas kryetarit të ardhshëm të shtetit dhe partisë Xi Jinping dhe kryeministrit të ardhshëm Li Keqiang, do të bëhet e qartë në fund të kongresit në konferencën përfundimtare për shtyp.

Publikuar: 03.11.2012 | 14:28
Lexuar: 1816 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime