E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

”Catherine Ashton ka ftuar kryeministrin Daçiq dhe kryeministrin Thaçi në një takim në Bruksel të mërkurën”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e Ashton.
BE fton Daçiqin dhe Thaçin në takimin e dytë






Diplomatë të lartë të Bashkimit Evropian kanë inkurajuar liderët e Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë me normalizimin e marrëdhënieve këtë javë, kur pritet të realizohet edhe takimi i dytë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, njofton agjencia e lajmeve, DPA.

”Catherine Ashton ka ftuar kryeministrin Daçiq dhe kryeministrin Thaçi në një takim në Bruksel të mërkurën”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e Ashton.

”Qëllimi i këtij takimi është vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve”, thuhet më tutje në komunikatë.

Thaçi dhe Daçiq u takuan në zyrën e Ashton në tetor për bisedimet e para të nivelit të lartë ndërmjet të dyja shteteve.

Negociatat pritet të vazhdojnë në nivel kryeministrash, ndërsa në agjendën e radhës pritet të diskutohet për shërbime dhe për telekomunikacion, raporton DPA.

Publikuar: 06.11.2012 | 10:07
Lexuar: 845 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime