E martë, 18.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ambasadori i Austrisë z. Baierr dhe Rektori, Prof. dr. Vullnet Ameti, për vitin që vjen e biseduan mundësinë e organizimit të “Ditëve të Austrisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës”, dhe donimin e një sasie librash nga Ambasada e Austrisë në RM, për Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane të USHT-së.
Ambasadori i Austrisë në RM Thomas Michael Baierr vizitoi Universitetin Shtetëror të Tetovës








Ambasadori i Austrisë në Maqedoni, Dr. Thomas Michael Baierr, ditën e hënë, më 05.11.2012 qëndroi për vizitë pune në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Në Rektoratin e USHT-së, ambasadori austriak u prit nga Rektori, Prof.dr.Vullnet Ameti, i shoqëruar nga Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof.dr.Arbër Çeliku, Prorektori për arsim, Prof.dr.Fehari Ramadani dhe Prorektori për financa, Prof.dr.Serafim Tomovski.

Në këtë takim, Rektori, Prof. dr.Vullnet Ameti e njohu ambasadorin Michael Baierr me zhvillimet më të reja në Universitet, organizimin e disa konferencave shkencore dhe realizimin e disa aktiviteteve që organizohen në kuadër të manifestimeve me rastin e 100 vjetorit të Flamurit dhe Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u bisedua edhe për bashkëpunimin ndëruniversitar mes USHT-së me universitetet dhe institucionet tjera, nga vendi dhe arena ndërkombëtare, si dhe për mundësinë e lidhjes së bashkëpunimit institucional edhe me disa universitete që USHT pritet të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi.
Ambasadori i Austrisë në RM Thomas Michael Baierr vizitoi Universitetin Shtetëror të Tetovës

Ambasadori i Austrisë z. Baierr dhe Rektori, Prof. dr. Vullnet Ameti, për vitin që vjen e biseduan mundësinë e organizimit të “Ditëve të Austrisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës”, dhe donimin e një sasie librash nga Ambasada e Austrisë në RM, për Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane të USHT-së.

Gjatë qëndrimit në USHT, ambasadori Dr.Thomas Michael Baierr, në amfiteatrin e Rektoratit, para studentëve të Fakultetit Juridik mbajti një ligjëratë me temë: "Gjykatat Penale Ndërkombëtare dhe roli i tyre në zgjidhjen e konflikteve në botë”.
Ambasadori i Austrisë në RM Thomas Michael Baierr vizitoi Universitetin Shtetëror të Tetovës
Ambasadori i Austrisë në RM Thomas Michael Baierr vizitoi Universitetin Shtetëror të Tetovës
Ambasadori i Austrisë në RM Thomas Michael Baierr vizitoi Universitetin Shtetëror të Tetovës

Publikuar: 07.11.2012 | 12:33
Lexuar: 1347 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime