E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ajo shtoi se duhej votimi të finalizohet edhe me vota të opozitës, por kjo nuk ndodhi, njëjtë si edhe në vitin e kaluar kur u zgjodh kryetari i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.
Mehmeti-Devaja: Opozita nuk votoi amendamentet e tyre








Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti Devaja, duke komentuar votimin e Propozim ligjit të ri për Kodin zgjedhor, deklaroi se mospjesëmarrja e opozitës në këtë votim, nënkupton se ajo nuk ka pranuar edhe amendamentet të cilat vetë i ka propozuar dhe përfshirë në këtë Ligj, njofton Zhurnal-mk.

"Sot e dini se debati përfundoi me propozim ligjin e plotësuar në të cilin u morën parasysh amendamentet e opozitës me qëllim të përmirësimit të cilësisë së Kodit zgjedhor për të garantuar një proces sa më korrekt, sa më demokratik, sa më objektiv zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme. Për fat të keq votimi i sotëm tregoi se nuk ka konsensus të mjaftueshëm në Parlament për këto ligje", tha Mehmeti-Devaja.

Ajo shtoi se duhej votimi të finalizohet edhe me vota të opozitës, por kjo nuk ndodhi, njëjtë si edhe në vitin e kaluar kur u zgjodh kryetari i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.

Publikuar: 09.11.2012 | 21:43
Lexuar: 1597 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime