E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zv/Ministri Safet Neziri tha sot për ALSAT se nesër do të mbahet mbledhja e fundit e Komisionit të formuar me qëllim ripërcaktimin e Ligjit për Arsim Fillor.
‘Paralelet’, MASH garanton zgjidhje por jo afate







Ministria e Arsimit ofron zgjidhje për nxënësit shqiptarë të Lisiçes së Epërme të Komunës së Aerodromit por nuk precizon afatin e implementimit të saj në praktikë.

Zv/Ministri Safet Neziri tha sot për ALSAT se nesër do të mbahet mbledhja e fundit e Komisionit të formuar me qëllim ripërcaktimin e Ligjit për Arsim Fillor. Sipas tij, gjithçka tjetër është vetëm procedurë ligjore deri në momentin e implementimin të saj në praktikë.

“Ne do të tentojmë që sa më shpejtë të zgjidhim problemin, por tash unë nuk mund të them ndonjë afat, nesër, pasnesër, 1 javë apo 2 javë por dua të them dhe të konstatojë se Komisioni nesër do ta përfundojë punën e vet, do të shkojë infromata në Qeveri dhe dalëngadalë ato çështje procedurale-ligjore edhe konform rregullores së parlamentit të Maqedonisë, ajo do të dorëzohet në seancë të rregulltë parlamentare dhe në komisionet e tij që të kalojë si i tillë”, deklaroi Safet Neziri – zv/Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Neziri tha madje se me këtë ndërhyrje në ligjin për Arsim Fillor parashikohet që drejtorët e shkollave, nëse dëshirojnë të marrin ndonjë vendim për kombinim të paraleleve, duhet ta kalojnë së pari në këshillin komunal, ta verifikojë kryetari i komunës, dhe në fund, të marrin edhe pëlqimin nga vetë ministria e Arsimit.

“Ministri i Arsimit formon komision prej 5 institucionesh, prej tyre jemi ne, BNJVL-ja, nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe përfaqësues nga sindikata. Kur do të paraqitet një nevojë e tillë, ata do të dalin në terren, do të verifikojnë gjendjen faktike dhe ne atëherë japim pëlqim se a i plotëson kushtet ajo shkollë të bën kombinimin e nxënësve, rrespektivisht paraleleve me numër të caktuar të nxënësve’, tha Safet Neziri, zv/Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri thotë se në ndryshimet e Ligjit për Arsim Fillor janë parashikuar edhe gjoba jashtëzakonisht të mëdha për drejtorët e shkollave dhe për autoritetet komunale në rast të mos respektimit të urdhrave të lëshuara nga MASH-i lidhur me vendimet për të kombinuar paralele, siç ndodhi këtë fillim-vit në Lisiçe të Epërme me nxënësit shqiptarë. Valmir Kuçi

Publikuar: 15.11.2012 | 18:30
Lexuar: 1153 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime