E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rrota e Jetës ka kushtuar rreth 100 milionë jen ose ndryshe 12.5 milionë euro. Por për çfarë shërben ajo? Me sa duket për asgjë.
Në Kinë rrota më









Kur Londra ka London Eye, rrotën e dytë paronamike më të lartë në botë (135 metra) dhe New York në vendin e parë me rrotën panoramike të lartë 190.5 metra (New York Wheel me vlerë 230 milionë dollarë), Kina sigurisht që nuk do të qëndrojë mbrapa.

Ajo ka ndërtuar në qytetin Fushun, në very të vendit, "Ring of Life" ose ndryshe Rrotën e Jetës. Por në ndryshim nga dy rrotat e mësipërme ajo as nuk rrotullohet dhe as nuk ka ulëse.

Struktura është e lartë 157 metra, e barabartë me një ndërtesë pesë katësge. Për ta ndërtuar janë përdorur 3500 tonelata hekur dhe çelik dhe janë instaluar 12 mijë drita Led. Rrota e Jetës ka kushtuar rreth 100 milionë jen ose ndryshe 12.5 milionë euro. Por për çfarë shërben ajo? Me sa duket për asgjë.

Rrethi i Jetës është projektuar nga Jia Huan Cheng, arkitekti i Kullës së Televizionit Oriental Cheng në Shanghai. Në fakt, vetë qytetin dëshironte që në vend të rrotës në atë vend të ndërtohej një kullë për zyra. Por edhe pse mund të jetë e bukur për syrin, vepra nuk ka një funksion arkitektonik të saktë. Katër ashensorë janë vënë në dispozicion për të çuar vizitorët lart, por për të parë çfarë?

Rrota rrethohet nga pallate në ndërtim, çka nuk ështe dhe aq piktoreske. Pra funksioni i rrotës me sa duket është thjesht simbolik ashtu siç shkruhet edhe në faqen zyrtare në internet të bashkisë së Fushun: "Një shteg që të çon në Parajsë".
Kina ka ndërtuar në qytetin Fushun, në very të vendit, Ring of Life
Kina ka ndërtuar në qytetin Fushun, në very të vendit, Ring of Life
Kina ka ndërtuar në qytetin Fushun, në very të vendit, Ring of Life
Kina ka ndërtuar në qytetin Fushun, në very të vendit, Ring of Life

Publikuar: 17.11.2012 | 11:25
Lexuar: 2724 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime