E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas hetimeve të para, rreth 20 persona që mbanin në kokë kaska motori dhe të pajisur me shkopa bejzbolli e thika kanë hyrë në një "pub", ku prej orësh qëndronin një grup tifozësh anglezë.
Përleshje mes tifozëve në Romë, disa të lënduar (Foto)
Dhjetë tifozë anglezë të plagosur: një prej tyre në rrezik për jetën. Ky është bilanci tragjik ngjarjes së rëndë të ndodhur në Romë, që ka përgjakur vigjiljen e ndeshjes Lazio-Tottenham në Ligën e Europës.

Sipas policisë të kryeqytetit italian, bëhet fjalë për një sulm të mirëorganizuar nga një grup tifozësh ultras të Lazios.

Sipas hetimeve të para, rreth 20 persona që mbanin në kokë kaska motori dhe të pajisur me shkopa bejzbolli e thika kanë hyrë në një "pub", ku prej orësh qëndronin një grup tifozësh anglezë.

Dëshmitarë në lokalin e natës bëjnë të ditur se personat e maskuar kanë nisur menjëherë të godasin me mjetet e forta që kishin me vete, duke terrorizuar edhe klientët e tjerë të pranishëm.
Përleshje mes tifozëve në Romë, disa të lënduar

Si pasojë, dhjetë tifozët anglezë janë plagosur duke u dërguar për të marrë ndihmën e parë në spitalin më të afërt, ndërsa një prej tyre ndodhet në diagnozë të rezervuar. Mjekët bëjnë të ditur ai ka dëmtuar aortën dhe rrezikon jetën.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet dhe ka arrestuar disa persona të dyshuar. Gjithsesi, ngjarja e rëndë ka tensionuar atmosferën në një nga ndeshjet më të rëndësishme të së enjtes në Ligën e Europës dhe policia ka rritur ndjeshëm masat e sigurisë.

Ndërkohë, sulmi terroris I së mërkurës në Tel Aviv ka deetyruar UEFA-n të pezullojë ndeshjen mes skuadrës izraelite të Kyirat Shmona dhe spanjollëve të Athletic Bilbao.

Përleshje mes tifozëve në Romë, disa të lënduar
Përleshje mes tifozëve në Romë, disa të lënduar
Përleshje mes tifozëve në Romë, disa të lënduar
Përleshje mes tifozëve në Romë, disa të lënduar
Përleshje mes tifozëve në Romë, disa të lënduar
Përleshje mes tifozëve në Romë, disa të lënduar

Publikuar: 22.11.2012 | 18:13
Lexuar: 1278 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime