E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Festivali i hap të enjten në Shtëpinë e ARM-së me performancën e trios "The Skopje connection", ndërsa një ditë pas saj vazhdoi me xhaz-mbrëmjen e quajtur "Gratë e xhazit", në të cilën performuan pijanistja dhe kompozitorja Aki Takase nga Gjermania, skandinavja Merlin Mazur, si dhe kuarteti "Mikele Polga", nga Italia.
Përfundon Xhaz-festivali i 28-të i Shkupit












Me performasën e xhazerëve amerikanë Çik Korea, Stenli Klark dhe Leni Uajt, anëtarë të grupit "Power of Three" sonte në Sallën universale do të mbyllet Xhaz-festivali i 28-të i Shkupit.

Festivali i hap të enjten në Shtëpinë e ARM-së me performancën e trios "The Skopje connection", ndërsa një ditë pas saj vazhdoi me xhaz-mbrëmjen e quajtur "Gratë e xhazit", në të cilën performuan pijanistja dhe kompozitorja Aki Takase nga Gjermania, skandinavja Merlin Mazur, si dhe kuarteti "Mikele Polga", nga Italia.

Të shtunën në Sallën universale performoi trioja nga SHBA-ja "Bred Meldau", kuinteti amerikan "Xhejms Karter" dhe Hoze Xhejms nga Nju-Jorku. Mbrëmë në Operën dhe Baletin e Maqedonisë performuan xhazerët norvegjezë Arve Henriksen dhe Jan Beng, si dhe kompozitori dhe trombetisti amerikan Xhon Hasel dhe Çiko Pinjeiro, një nga figurat prijëse në muzikës bashkëkohore braziliane.

Edicioni i sivjemë i festivalit, financiarisht i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Qyteti i Shkupit, ndërsa i sponsorizuar nga T-Mobile.

Publikuar: 26.10.2009 | 10:46
Lexuar: 1471 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime