E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga mesi i kësaj jave priten reshje, të cilat do të bëhen më vërshuese nga dita e enjte, ndërsa do të fryejë edhe erë e përforcuar jugore.
Bëhuni gati, moti i ftohtë nga java e ardhshme







Moti i ngrohtë sipas sinoptikanëve do të zgjatë deri në fund të kësaj jave. Nga java e ardhshme moti do të jetë më i ftohtë me reshje të shiut dhe të borës.

Temperaturat maksimale do të lëvizin deri në pesë gradë, ndërsa të mëngjesit do të jenë nën zero.

Nga mesi i kësaj jave priten reshje, të cilat do të bëhen më vërshuese nga dita e enjte, ndërsa do të fryejë edhe erë e përforcuar jugore.

Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, presin që temperaturat e regjistruara në nëntor të këtij viti të jenë nën mesatare, nëse merret parasysh se edhe gjatë muajve të verës, si dhe në tetor kanë qenë nën mesatare.

Kështu në tetor në Shtip, kanë qenë për 3,2 gradë nën mesatare, në Manastir dhe Prilep për 2,8, në Ohër për 2,1 gradë dhe në Gjervgjeli për 3,6 gradë.

Temperaturat janë në raporte me mesataren për periudhën prej vitit 1961 deri në vitin 1990.

Nga ky këndvështrim potencojnë se temperatura të larta në këtë periudhë janë regjistruar edhe në vitet e ardhshme.

Kështu në Shkup në nëntor të vitit 2010 është regjistruar temperaturë prej 26,2 gradë, në Strumicë në vitin 2004, 25,6 gradë, në Berovë në vitin 2002 është regjistruar 24,8 gradë Celsius.

Temperatura rritet si rezultat i ngrohjes globale. Paradokohe një analizë e Bankës Botërore tregoi se Maqedonia do të jetë një prej zonave më të prekura nga ndryshimet klimatike në botë dhe për këtë shkak duhet të ndërmerren masa dhe të investohet në të ashtuquajturën politikë e gjelbër.

Publikuar: 27.11.2012 | 12:50
Lexuar: 999 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime