E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Para të pranishmëve foli Berat Deralla, nipi i Mehmet Derallës, i cili tha se 28 Nëntori i viti 1912, shënoi një kthesë të madhe historike për popullin shqiptar sepse u krijuan kushte të reja politike për të qenë të barabartë me popujt tjerë në Evropë.
Gradec, udhëheqës të lartë shqiptar dhe ushtar të ARM-së, vendosen lule në bustin e Mehmet Pashë Derallës
Në nderim dhe përkujtim të Ministrit të parë të Luftës në Qeverinë e parë të Shqipërisë të udhëhequr nga Ismali Qemali, në fshatin Gradec të Komunës së Vrapçishtit të rajonit të Gostivarit, u vendosen kurora me lule në bustin e ministrit Mehmet Pashë Deralla.

Kurora me lule vendosën një delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Maqedonisë, të kryesuar nga Ministri Fatmir Besimi, Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku, Ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Musa Xhaferi, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta, kryetari i Komunës së Varpçishtit Bajram Kadrija dhe delegacione nga Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, Shoqata e Historianëve Shqiptar të Maqedonisë dhe delegacione tjera.

Para të pranishmëve foli Berat Deralla, nipi i Mehmet Derallës, i cili tha se 28 Nëntori i viti 1912, shënoi një kthesë të madhe historike për popullin shqiptar sepse u krijuan kushte të reja politike për të qenë të barabartë me popujt tjerë në Evropë.
Gradec, udhëheqës të lartë shqiptar dhe ushtar të ARM-së, vendosen lule në bustin e Mehmet Pashë Derallës

“Shpallja e pavarësisë ishte një fitore e madhe në luftën kundër sundimit të huaj dhe kundër sundimeve dhe planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë. Ministri i parë i Luftës ishte arkitekt i ushtrisë së shtetit Shqiptar dhe lirisht mund të potencojmë se arritja e tanishme e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, është meritë e themeluesit të saj, Mehmet Pashë Deralla dhe sheshi i shtabit Ali Shefket Shkupi dhe i dëshmorëve që ranë për mbrojtjen e atdheut. Shpallja e pavarësisë dhe ngritja e falurit kombëtar në Vlorë ishte fitore e përbashkët e të gjithë popullit shqiptar, për të gjithë forcat që kishin luftuar me pushkë e me pendë për çlirimin kombëtar në të gjitha trojet shqiptare”, tha Berat Deralla.

Është një nder i veçantë për mua që në emër të Shqipërisë, në emër të Ministrit të Mbrojtjes vendosa një kurorë në nderim të një nga gjeneralëve më të shquar të Kombit Shqiptar, Mehmet Pashë Deralla, u shpreh Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku.

“Me 28 Nëntor 2012, në Vlorë u vendosën një mori kurorash në nderim të themeluesit të shtetit Shqiptar, Ismail Qemalit dhe në nderim të nënshkruesve të Pavarësisë së Shqipërisë. Këto kurora që ne i vendosim sot, në vendlindjen e gjeneralit të lirisë dhe të ruajtjes kombëtare Mehmet Pashë Deralla, janë kurora zemre dhe nderimi të veçantë për atë dhe bashkëluftëtaret e tij që prehen të qetë këtu në Gradec. Sot jemi krenar që ushtria që e themeloi Mehmet Pashë Deralla është anëtare e NATO-s dhe i bënë nder Shqipërisë dhe vendeve të rajonit”, tha ambasadori Çejku.
Gradec, udhëheqës të lartë shqiptar dhe ushtar të ARM-së, vendosen lule në bustin e Mehmet Pashë Derallës

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija në fjalimin e tij tha se kjo figurë do të nderohet si në 100 vjetor, por ashtu edhe në 100 vjetorin e ardhshëm nga shkak se ky komb ka pasur që në vitin 1912 gjeneral të shkolluar me dy akademi ushtarake.

“Figura e Mehmet Pashë Derallës sot na bënë të mburremi neve si komunë por edhe të gjitha trevat e Pollogut, nga shkak se ky ishte strategu i ushtrisë së parë të shtetit Shqiptar”, tha Kadrija.

Mehmet Prishtina, nipi i Hasan Prishtinës, tha se sot po e vazhdojmë festën këtu në shenjë përkujtimi për gjeneralin e madh dhe ministrin e parë të luftën në qeverinë e parë shqiptare Mehmet Pashë Deralla.
Gradec, udhëheqës të lartë shqiptar dhe ushtar të ARM-së, vendosen lule në bustin e Mehmet Pashë Derallës

“Mehmet Pashë Deralla mori pjesë në korrik të 1912 në bisedimet shqiptaro turke dhe ishte krahë i djathtë i Hasan Prishtinës. Mehmet Pashë Deralla mori pjesë në të gjitha kryengritjet shqiptare dhe gjithashtu në 18 gusht 1912 me rastin e çlirimit të Shkupit përkrah Isa Boletinin, Idris Seferit, Bajram Currit të prirë nga ideologu dhe truri lëvizjes kombëtare Hasan Prishtina.

Mehmet Deralla lindi më 1843 në Gradec të Gostivarit. Mehmet Deralla është regjistruar në memorjen historike, si një ndër protagonistët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878. Ishte një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë Shqiptare. Mehmet Pashë Deralla ishte Ministri i Luftës në Qeverinë e Përkohshme të Shqipërisë. (radio vala)

Publikuar: 30.11.2012 | 16:50
Lexuar: 1667 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime