E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dopieta e Messit dhe rrjetat e Adrianos, Fabregas e Pique e kthyen në nje festë ndeshjen e “Camp Nou”-t ku Barcelona nuk e vuri asnjëherë në dyshim fitoren.
Manita-Barça ndaj Bilbaos, Reali fiton derbin




Barcelona e mrekullive argëton dhe shënon një “thes” me gola në ndeshjen e shtëpisë ndaj Athletic Bilbaos. Katalanasit regjistruan një tjetër “manita”, këtë herë në dëm të baskëve që arritën të realizonin golin e flamurit përballë 90 mijë spektatorëve.

Dopieta e Messit dhe rrjetat e Adrianos, Fabregas e Pique e kthyen në nje festë ndeshjen e “Camp Nou”-t ku Barcelona nuk e vuri asnjëherë në dyshim fitoren.

Me këtë sukses, skuadra blaugrana regjistron 40 pikë në 14 javët e para, ndërsa Bilbao ka plot 25 pikë më pak duke rrezikuar edhe zonën e ftohtë që të çon në Segunda Division. Nderkaq Reali i Madridit del triumfues ne derbin ndaj Atleticos se Madridit, 2-0 me gola të Ronaldos dhe Ozil. Një ndeshje e dominuar nga ekipi i Mourinhos me djemtë e Simeones qe nuk dhanë asgjë nga ajo që kane treguar deri ne keto jave. Me kete sukses Reali qëndron 11 pike larg Barces ndërsa Atletico ne vendin e dytë 6 pikë me pak se katalanasit.

Publikuar: 02.12.2012 | 13:43
Lexuar: 915 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime