E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nënshkruhet Protokoll për bashkëpunim midis drejtorit të përgjithshëm për fondacione të Republikës së Turqisë dhe Qendrës kombëtare Shkup Republika e maqedonisë
Thellohet bashkëpunimi në mes Maqedonisë dhe Turqisë
Nënshkruhet Protokoll për bashkëpunim midis drejtorit të përgjithshëm për fondacione të Republikës së Turqisë dhe Qendrës kombëtare Shkup Republika e Maqedonisë.

- Drejtori i përgjithshëm për fondacione (vakëfe) të Turqisë do ta financojë restaurimin e xhamisë Hajdar-kadi në Manastir, monument i arkitekturës otomane nga shekulli i 16-të, e cila nga viti 2005 është në pronësi të myftinisë së Manastirit të Bashkësisë Fetare Islame.

Zëvendës-drejtori i Drejtorisë, Ali Gurata sot nënshkroi protokoll për bashkëpunim me Mehmet Selmanin, drejor i Qendrës kombëtare konservative të Maqedonisë (QKK).
Nënshkruhet Protokoll për bashkëpunim midis drejtorit të përgjithshëm për fondacione të Republikës së Turqisë dhe Qendrës kombëtare Shkup Republika e maqedonisë

Gurata nuk precizoi kur do të fillojnë punët ndërtimore dhe sa do të kushtojë restaurimi, për çka paraprin përgatitje e dokumenteve dhe të projektit që, siç tha ai, është më e komplikuar dhe më afatgjate kur bëhet fjalë për intervenime në monumentet historike. Pret që gjithçka të përfundojë për më së tepërmi gjashtë muaj.

Projekti do të përgatitet në QKK, ndërsa tenderi për kryerësit e punëve do të hapet në Turqi.

Ai informoi se xhamia e Manastirit do të jetë projekti i tyre i dytë restaurues në Ballkan, pasi që në Sarajevë me mjete të tyre është ripërtërirë hamami i Isa-beut.

"Në Ballkan kanë mbetur akoma shumë vlera kulturore nga periudha osmane dhe ato duhet të mbrohen. Ato nuk janë vetëm tonat, por përgjegjësi e përbashkët e mbarë njerëzimit. Drejtoria jonë në Turqi restauron objekte të kulturave të ndryshme, xhami, kisha, sinagoga...", tha Gurata.

Drejtori i QKK selmani theksoi se ndihma nga Turqia për restaurimin e xhamisë është konfirmim për marrëdhëniet miqësore të dy vendeve.
Nënshkruhet Protokoll për bashkëpunim midis drejtorit të përgjithshëm për fondacione të Republikës së Turqisë dhe Qendrës kombëtare Shkup Republika e maqedonisë
"Ky projekt është edhe një përpjekje që ta ruajmë nga harresa të kalurën tonë të përbashkët, në të cilën paraardhësit tanë kanë jetuar së bashku në paqe dhe tolerancë. Të kalurën duhet ta ruajmë sot për shkak të së ardhmes së përbashkët të të gjithë neve", theksoi Selmani.

Xhamia Hajdar-kadi është ekzemplar i arkitekturës klasike otomane, me formë kuadrati dhe një kupolë. Është ndërtuar në vitet 1561-1562 me urdhër të Hajdar-beut, i cili në Manastir në atë kohë ka qenë administrator i provincës osmane Rumelia.

Nënshkruhet Protokoll për bashkëpunim midis drejtorit të përgjithshëm për fondacione të Republikës së Turqisë dhe Qendrës kombëtare Shkup Republika e maqedonisë
Nënshkruhet Protokoll për bashkëpunim midis drejtorit të përgjithshëm për fondacione të Republikës së Turqisë dhe Qendrës kombëtare Shkup Republika e maqedonisë

Publikuar: 05.12.2012 | 13:32
Lexuar: 1173 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime