E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Memeti informoi se ka biseduar në linjë telefonike me përfaqësues të grevistëve-mjekë dhe se sot deri te institucioni Avokati i Popullit kanë dorëzuar dokumentacion, sipas të cilit duhet të veprohet.
Memeti: E drejta e grevës nuk mund të kontestohet, por ka rregulla të sjelljes


Askush nuk mundet t'ua kontestojë të drejtën e grevës qytetarëve ose të punësuarve pa dallim se për cilën sferë bëhet fjalë, por me ligj është paraparë se duhet të respektohet minimumi për realizim të të drejtave nga mbrojtja shëndetësore e pacientëve. Këtë e deklaroi Avokati i Popullit Ixhet Memeti duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në margjinat e tryezës së rrumbullakët kushtuar diskriminimit.

"Në planin ndërkombëtar dhe vendor ka rregulla për sjellje gjatë grevës. Nëse një revoltë e caktuar shfaqet në mënyrë të këtillë gjithsesi se ka rregulla se si duhet të organizohet greva dhe si të shprehet", tha Memeti dhe shtoi se e drejta e grevës nuk është si edhe të drejtat e tjera, gjegjësisht nuk është absolute.

Memeti informoi se ka biseduar në linjë telefonike me përfaqësues të grevistëve-mjekë dhe se sot deri te institucioni Avokati i Popullit kanë dorëzuar dokumentacion, sipas të cilit duhet të veprohet.

"Nuk mundem tani të përgjigjem se kush ka të drejtë në këtë situatë sepse duhet që seriozisht t'i shqyrtojmë të gjitha aspektet nga kjo grevë dhe në fund të nxjerrim konkluzion i cili duhet të jetë mbizotërues", theksoi Memeti

Publikuar: 05.12.2012 | 15:44
Lexuar: 1170 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime