E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komentet e zotit Rasmuesen bëhen në prak të takimit të udhëheqësve të Bashkimit Evropian në Bruksel të cilët po përpiqen të të tejkalojnë dallimet që ekzistojnë aktualisht rreth nivelit të këtyre shkurtimeve.
'Pesimizëm' rreth samitit të klimës










Në prag të samitit të Kopenhagës për ndryshimet e klimës kryeministri danez Rasmuesen është shprehur pesimist për arritjen e një marrëveshjeje për uljen e gazrave që shkaktojnë ngrohjen globale.

Kur kanë mbetur vetëm pak më shumë se pesë javë para se përfaqësuesit e rreth 200 vendeve do te mblidhen në Kopenhagë në kuadër të përpjekjeve për të arritur një marrëveshje në nivel botëror rreth ndryshimeve klimatike, zoti Rasmuesen ka vazhduar një proces që kanë filluar të tjerët e që ka të bëjë me uljen e shpresave se mund kjo mund të ndodhë në këtë samit.

Komentet e zotit Rasmuesen bëhen në prak të takimit të udhëheqësve të Bashkimit Evropian në Bruksel të cilët po përpiqen të të tejkalojnë dallimet që ekzistojnë aktualisht rreth nivelit të këtyre shkurtimeve.

Vendet e BE-së vazhdojne të mos pajtohen rreth nivelit të shkurtimeve të gazrave karbonik në menyrë që të ndahet barra me vendet në zhvillim por thuhet se ka shumë pak gjasa që të miratohen në kohë ligje të reja rreth ngrohjes globale në Shtetet e Bashkuara.

Por sekretari i përgjithjshëm i OKB, Ban Ki Moon tha dje se samiti i Kopenhagës ende mund të dëshmohet si suskes edhe pa u arritur ndonjë marrëveshje e rëndësishme në qoftë se objektivat e tij mbeten ambicioz dhe vendet pajtohen që të merren vesh për hollësi më vonë./BBC/

Publikuar: 29.10.2009 | 04:36
Lexuar: 1303 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime