E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky skenar zbulohet nga mediat spanjolle dhe ato britanike. Deri tani janë zëra merkatoje, por faktet e shtruara prej tyre janë bindëse. Fillojmë me raportin që trajneri dhe sulmuesi kanë me klubin madrilen.
Mourinho e Ronaldo drejt Manchester United












Josè Mourinho dhe Cristiano Ronaldo do të largohen bashkë nga Reali i Madridit në fund të këtij sezoni.

Ky opsion është përfolur shumë dhe me kalimin e ditëve është bërë thuajse i sigurt. Por nuk është Paris SG ai që do të presë dy kampionët portugezë, njëri i pankinës dhe tjetri i fushës së lojës. E ardhmja e tyre do të jetë Manchester United.

Ky skenar zbulohet nga mediat spanjolle dhe ato britanike. Deri tani janë zëra merkatoje, por faktet e shtruara prej tyre janë bindëse. Fillojmë me raportin që trajneri dhe sulmuesi kanë me klubin madrilen.

I pari ka humbur edhe besimin e presidentit Florentino Perez, i cili ishte njeriu që e mbështeste më shumë.

I dyti ende nuk ka rinovuar kontratën e tij dhe nuk ka ndërmend ta bëjë, pasi Reali i Madridit nuk ka ndërmend të plotësojë kërkesat financiare të Cristiano Ronaldos, i cili pretendon 18 milionë euro në sezon.

Pastaj janë edhe deklaratat e fundit të trajnerit të Manchester United Alex Ferguson që shtyjnë më shumë Mourinho dhe Cristiano Ronaldo në Premier League.

Tekniku ka zbuluar se nëse sulmuesi portugez do të largohej nga reali i Madridit do ta bënte këtë vetën nëse do të kthehej në "Old Traford", ndërsa në fund të karrierës së tij, skocezi ka zgjedhur pikërisht Jose Mourinho si pasardhësin e tij më të denjë në pankinën e skuadrës më të titullur në Angli.

Publikuar: 07.12.2012 | 17:31
Lexuar: 859 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime