E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bandës së famshme u mungon Kurt Cobain që u vetëvra në vitin 1994, ndaj për të zëvendësuar atë është zgjedhur Paul McCartney.
Rikthehet Nirvana, McCartney zëvendëson Cobain








Pjesëtarët e mbetur të grupit Nirvana do të luajnë për herë të parë së bashku pas 20 viteve, në një koncert bamirësie për viktimat e uraganit Sandy që goditi Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara në fillim të muajit të kaluar.

Bandës së famshme u mungon Kurt Cobain që u vetëvra në vitin 1994, ndaj për të zëvendësuar atë është zgjedhur Paul McCartney.

Ish-i i Beatles, këngëtari i Foo Fighters Dave Grohl dhe basisti Krist Novoselic kanë punuar fshehurazi në një studio muzikore në Nju Jork ditët e fundit për t’u përgatitur për koncertin e tyre.

“Unë as që e kisha idenë se kush ishin ata, tregon McCartney. Ata po thonin se sa bukur ishte të riktheheshin sërish duke punuar së bashku.

Unë u çudita dhe u thashë: ju nuk keni luajtur muzikë së bashku për gjithë këto vite?!. Dhe dikush më tha; kjo është Nirvana dhe ti je Kurt. S’mund ta besoja këtë”, deklaroi McCartney.
Rikthehet Nirvana, McCartney zëvendëson Cobain

Publikuar: 13.12.2012 | 15:37
Lexuar: 1174 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime