E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lajmi u njoftua nga zëdhënësi i qeverisë japoneze që shtoi se drejt Pekinit është nisur edhe një notë zyrtare proteste ndaj asaj që Tokio e quan “provokim dhe shkelje të rëndë të hapësirës së vet territoriale”.
Japonia akuzon Kinën për shkelje të territorit






Tensionet mbi sovranitetin mbi grupin e ishujve Senkaku (Diaoyu për kinezët) në Detin e Kinës mes Tokios dhe Pekinit mbeten gjithnjë të larta.

Tetë avionë luftarakë japonezë patrulluan hapësirën ajrore mbi ishujt e kontestuar pas marrjes së informacioneve se në këtë hapësirë po fluturonte një avion kinez.

Lajmi u njoftua nga zëdhënësi i qeverisë japoneze që shtoi se drejt Pekinit është nisur edhe një notë zyrtare proteste ndaj asaj që Tokio e quan “provokim dhe shkelje të rëndë të hapësirës së vet territoriale”.

Që prej muajit shtator, kur qeveria japoneze njoftoi blerjen e ishujve që zotëroheshin nga një familje japoneze, tensionet mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm. Anije shtetërore kineze lundrojnë shpesh në këto ujëra, ndërsa Roja Bregdetare japoneze synon bllokimin e tyre.

E gjithë kjo është shndërruar në një lojë si macja me miun, shkruan CNN, që citon më pas Ministrin e Mbrojtjes të Japonisë, i cili ka thënë se rasti i regjistruar së fundmi, është shkelja e parë e hapësirës ajrore të vendit të tij.

Publikuar: 13.12.2012 | 15:44
Lexuar: 709 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime