E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Investimi kap shumën prej 13.000 eurove, realizohet nga Suzana Dimitrievska, fermere e regjistruar, me përkrahje të projektit nga "Agroenergjia" që e implementon qendra për promovimin e praktikave të qëndrueshme bujqësore dhe zhvillim rural (QeProSARD).
Në Mustafino helika do të pompojë ujë për ujitje
– Helikë ere e lartë nëntë metra është vendosur në një fushë në fshatin Mustafino në rajonin e të Sveti Nikollës. Do të pompojë ujë për ujitje nga kanali, në vend të traktorëve të cilët bënin këtë punë deri më tani dhe harxhonin naftë dhe e ndotnin ambientin.

Investimi kap shumën prej 13.000 eurove, realizohet nga Suzana Dimitrievska, fermere e regjistruar, me përkrahje të projektit nga "Agroenergjia" që e implementon qendra për promovimin e praktikave të qëndrueshme bujqësore dhe zhvillim rural (QeProSARD).

Helika është prodhuar në Turqi, sipas licencës britanike dhe ka kapacitetin e tridhjetë e pesë tonëve. Aq ujë do të pompojë për 24 orë. Kjo do të thotë, minimum 3.500 euro kursim, sa harxhohen në vit për naftë. Diametri i petaleve është 3,5 metra, ndërsa otimalisht funksionon gjatë shpejtësisë së erës dhe është nga dy deri në shtatë shpejtësi, apo katër metra në sekondë.

"Helikat e këtilla për prodhim të energjisë mekanike, janë shumë të thjeshta, nuk kanë asnjë lloj elektrike, lehtë dhe lirë montohen, mirëmbajtja e tyre është minimale, apo pothuajse nuk kushton asgjë. Mund të pompojë ujë nga kanali, liqeni, nga nëntoka, në të njëjtin nivel në të cilin është montuar, nga kodrina, rezervoari… Përparësia është se, në bazë të dëshirës mund të dislokohen nga vend i mëparshëm, dhe, të shfrytëzohen për ujitjen e hapësirave të tjera. Veçanërisht janë praktike për Maqedoninë, sepse ka erë, por jo me shpejtësi të mëdha", tha Dean Filipovski, nga (CEProSARD), në prezantimin e saj para gazetarëve që patën mundësinë ta vizitojnë Mustafinon.
Në Mustafino helika do të pompojë ujë për ujitje

Sipas tij, bujqit tanë ende druajnë të investojnë në helika të erës, nuk janë të sigurt sa dhe nëse funksionon ky parim i fitimit të energjisë, dhe, është rëndë t'i ndryshojnë shprehitë.

"Vendosëm një helikë të modelit të mesëm, ta shohim se si do të funksionojë ky process, megjithatë është një lloj prove, pilot projekt. Ideja është që njerëzit të shohin se kjo vërtetë funksionon. Tek ne vijnë edhe fermerë të tjerë, nga disa herë, ishim tek ata, i bëmë matjet e duhura, por u dakorduan për një realizim praktik sepse thjeshtë nuk besojnë se një helikë ere mund të pompojë aq ujë", theksoi Filipovski.

Helika e erës në Mustafino, uji i pompuar nga kanali do ta ngjitë deri në livadhin ku është vendosur rezervuari prej 40 tonësh. Në të do të "lidhet" sistem i ujitjes, “pikë pas pike” që pronarët e fermës mendojnë ta furnizojnë.

Kjo është helika e parë e erës e këtij lloji në Maqedoni dhe më gjërë. Në Shqipëri nuk ka, ndërsa në Serbi është vendosur vetëm një. Siç kanë llogaritur nga (CEProSARD), për gjithsej 30 hektarë hapësirë e cila ujitet në tërësi, janë të nevojshme tre nga helikat 12 metërshe, të cilat do të kishin prodhuar 600 tonë ujë. Helika e erës në Mustafino është e kategorisë së mesme. Kategoria e tretë dhe më të voglat janë me lartësi gjashtë metra.

"Merremi me prodhime organike, kryeshisht lëndën e parë. Hapësirat janë të parcelizuara. Në rreth katër hektarë, ka mbjellje bimësh të rrushit, në ato të mbeturat bëjmë radhitje të kulturave. Kur mbollëm perime, pamë se kemi problem me ujitjen. Harxhuam shumë para për naftë. Kjo edhe ishte arsyeja kryesore, që vendosëm për helikën e erës", tha Dimitrievska.
Në Mustafino helika do të pompojë ujë për ujitje

Ajo edhe konfirmoi se mirëmbajtja e helikës së erës është minimale, nuk ka harxhime për pompën që duhet të thith ujë, as që kërkon angazhimin e punës së dorës, ndërsa, traktorët janë të lirë dhe mund të përdoren për punë të tjera në aktivitetet bujqësore, dhe jo vetëm për ujitje.

Dimitrievska dhe bashkëshorti i saj, vitin e parë pas vendosjes së helikës së erës nuk planifikojnë të mbjellin perime që kërkojnë shumë ujë, por kultura që janë tipike për bujqësinë për atë rajon.

"Duam të shohim sa do të arrijmë të ujisim. Por, shpresojmë se rezultati do jetë më i mirë se i çdo viti më parë, ndërsa harxhimet do t'i zvogëlojmë", tha Dimitrievska.

Helika e erës në Mustafino, zyrtarisht do të lëshohet në pranverë. Nëse ky model tregohet i suksesshëm, pronarët planifikojnë të vendosin edhe disa të tjera. Interes për helikat e erës, siç tha Dimitrievska, kanë treguar edhe disa fermerë të tjerë të fshatit. (MIA)
Në Mustafino helika do të pompojë ujë për ujitje

Publikuar: 15.12.2012 | 13:02
Lexuar: 1886 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime