E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lanza shkatërroi kompjuterin para se të kryente sulmin Vrasësi i cili vuante nga autizmi ka vepruar si një kriminel gjakftohtë.
Monstruozi







Adam Lanza vërtet vuante nga autizmi, por ai ka vepruar si nje kriminel gjakftohte duke bere fshehur me pare te dhenat ne kompjuterin e tij personal. Nje fakt qe shton misterin e shkaqeve te masakres se Sandy Hook.

Para se të ndërmerrte sulmin në shkollën fillore në Njutoun, Adam Lanza ka hequr hard-diskun e kompjuterit të tij dhe e ka thyer atë, duke e bërë kështu gati te pamundur leximin e të dhënave.

Autoritetet policore bene me dije lajmin ndersa thanë se ekspertët e FBI-së do të shqyrtojnë me shumë kujdes mundësinë për rikuperimin e të dhënave, të cilat do të shërbejnë për të kuptuar se me kë ka komunikuar online autori i masakrës së Konektikat.

Mes masash të rrepta sigurie, qindra fëmije në Njutaun të Konektikatit u kthyen në shkollë katër ditë pas masakres së “Sandy Hook”.

“Sandy Hook”, mbetet skene krimi e deri tani nuk dihet nese 600 nxenesit e saj do te kthehen me ne ate ndertese.Pergatitjet kane nisur per ta zhvendosur mesimin ne nje godine aty prane, te pakten perkohesisht.

Publikuar: 19.12.2012 | 10:42
Lexuar: 977 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime