E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Diferenca prej 13 pikësh nga Barcelona ka bërë të dalin në sipërfaqe probleme të shumta brenda skuadrës së Real Madrid dhe Florentino Perez është i ndërgjegjshëm që për të qetësuar tifozerinë duhet të bëjë sa më shpejt një lëvizje të madhe në merkato. Vetë tifozët kërkojnë që ai të marrë nga “kushërinjtë” e Atletikos sulmuesin Radamel Falkao dhe Perez po studion të gjitha mënyrat se si të rrëmbejë futbollistin mundësisht që në janar.
Në Madrid lind ideja e shkëmbimit Falkao-Higuain





Dy skuadrat e Madridit, Real dhe Atletiko, po përgatiten për një shkëmbim të bujshëm sulmuesish që mund të ndodhë që në janar. Sipas mediave spanjolle, Radamel Falkao mund t’i bashkohet ekipit të drejtuar nga Zhoze Murinjo, ndërsa Gonzalo Higuain do t’i bashkohet skuadrës së Simeones që për momentin mban vendin e dytë në renditjen e kampionatit.

Diferenca prej 13 pikësh nga Barcelona ka bërë të dalin në sipërfaqe probleme të shumta brenda skuadrës së Real Madrid dhe Florentino Perez është i ndërgjegjshëm që për të qetësuar tifozerinë duhet të bëjë sa më shpejt një lëvizje të madhe në merkato. Vetë tifozët kërkojnë që ai të marrë nga “kushërinjtë” e Atletikos sulmuesin Radamel Falkao dhe Perez po studion të gjitha mënyrat se si të rrëmbejë futbollistin mundësisht që në janar.

Por sipas “Marca TV”, klubi tjetër i Madridit nuk qëndron duarkryq dhe për më tepër, as që ka ndër mend të lërë të largohet Falakaon pa përfituar diçka të rëndësishme. Si rrjedhojë, ata i kanë bërë të qartë menaxherit të kolumbianit, Horge Mendes, se në vend të tij duan që të sjellë në radhët e tyre Gonzalo Higuain, si dhe një shumë të konsiderueshme eurosh për “diferencën” në cilësi.

Sipas kësaj hipoteze, të dyja skuadrat do të ishin të lumtura pasi Reali gjithsesi kishte planifikuar shitjen e njërit mes Higuain e Benzema. Ndërsa Atletiko e di që nuk mund të mbajë Falkaon për një kohë të gjatë dhe për këtë arsye kërkon të përfitojë maksimalisht nga largimi i tij.

Publikuar: 19.12.2012 | 15:08
Lexuar: 813 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime