E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një ndër atdhetarët Strugan që e plotësoi vargun e figurave atdhetare kombëtare në gjysmën e dytë të shekullit XX dhe në dekadën e parë të shek XXI, është Haxhi Kadri Efendi Pollozhani, i cili i takon plejadës së personazheve më të shquara të kohës së tij.
Haxhi Kadri Efendi Pollozhani – Atdhetari që gërshetoi fetaren me kombëtaren











Prof. Dr. Nebi Dervishi

Haxhi Kadri Efendi Pollozhani – Atdhetari që gërshetoi fetaren me kombëtaren. (Me rasin e 80 Vjetorit të lindjes dhe një vjetorit të vdekjes)


Një ndër atdhetarët Strugan që e plotësoi vargun e figurave atdhetare kombëtare në gjysmën e dytë të shekullit XX dhe në dekadën e parë të shek XXI, është Haxhi Kadri Efendi Pollozhani, i cili i takon plejadës së personazheve më të shquara të kohës së tij. Ai sakrifikoi çdo gjë për të mirën e kombit shqiptar dhe besimit e kulturës islame.
Figurat e dalluara emblematike, gjithmonë lënë boshllëqe në shoqëri dhe në viset apo trevat ku kanë jetuar e vepruar. Një figurë e tillë ishte edhe Kadri Efendi Pollozhani nga Livadhia e Strugës, që shënoi kohën e tij me personalitetin, burrërinë, dinjitetin, përkushimin, besimin në të Madhin Zot, e sidomos në mospërkuljen para asnjë pushteti, duke konsideruar se vetëm Zoti është i gjithëpushtetshëm.
Hoxhë Kadri Efendi Pollozhani, ose siç e njohin në Fushëgropën e Ohrit e më gjërë Kadri Hoxha, ka lindur më 4 qershor 1932, pra 80 vjetë më parë, në një familje atdhetare e arsimdashëse, me taban kombëtar e fetar. Ishte i biri i Aziz Pollozhanit, i cili në vitin 1950, së bashku me një grup bashkëfshatarësh u dënuan me shumë vite burgë, kurse ai (Azizi) me 13 vite heqe liri dhe me konfiskim pasurie. Pas dy vitesh vuajtjeje dënimi, vdes në burgun famëkeq të Manastirit në rrethana të pasqaruara. Varri i tij nuk dihet as edhe sot e kësaj ditë, pasi që familjes nuk i është lejuar të paktën ta merrnin e ta varrosnin trupin e pajetë.

Me hapjen e shkollë së parë shqipe në Livadhi më 11 dhjetor 1941, emir i xha Kadriut shënohet në mesin e 23 emrave të skalitur në ditarin e parë të Shkollës “Livadhia” me mësuesin pishtar Enver Palluqi nga Elbasani. Duke pasur dëshirë për njohuri të reja e vazhdoi shkollimin në Medresenë e Sarajevës. Vdekja e Azizit, babait të Kadriut në burgun e Manastirit, edhe më tepër shtoi ndjenjat, shpirtin, patriotik, atdhetar e fetar të Hoxhë Kadriut, i cili tani kishte filluar të ushtroi detyrën e imamit në fshatrat e Strugës.
Hoxhë Kadriu me personalitetin e tij, në cilësinë e imamit, si atdhetar dhe si luftëtar aktiv për çështje kombëtare në rajonin e Fushgropës së Ohrit, gjithnjë ka qenë në krye të nismave dhe inisiativave për afrirmimin dhe mancipimin sa më të gjërë të shqiptarëve në Ohër, Strugë, e më gjërë, sidmos pas vitit 1961, kur u shpërngul me familje në qytetin e Ohrit.

Arsimimi dhe mancipimi i shqiptarëve të Ohrit, ka qenë një nga synimet dhe preokupimet parësore të tij, ndaj edhe ka qenë nismëtar dhe aktivist i palodhur në kërkesat për hapjen e shkollës së mesme në gjuhën shqipe në qytetin e Ohrit, duke mos lënë anash as aspektin e jetës dhe emancipimit fetar. Ai nuk pajtohej me ideologji ishte përçarëse e unitetit dhe bashkimit kombëtar, sepse mohonte të drejtat e njeriut dhe lirinë e besimit.

S’do mend se ky aktiviteti i dendur i Xha Kadri Hoxhës nuk kaloi pa u rënë në sy shërbimit të Sigurimit Shtetëror (UDB-së), sidomos pas ngjarjeve – demostratave të vitit 1981 në Kosovë, të cilat u reflektuan edhe në trevat lindore shqiptare.

Pikërisht, ashtu si edhe më parë, kur gjithnjë gjindej në radhët e para të nismave të ndryshme, edhe kësaj radhe, ai u radhit në anën e vijës kundërshtare të sistemit manist dhe pushteti antishqiptar. Më 05 shtator 1981, së bashku me dy të tjerë: Ibraim Dauti (12 vjet) edhe Xhemail Demiri (6 vjet), Xha Kadriu me 5 vjet burgë të rëndë, u burgosën me akuzën e mirënjohur për propagandë armiqësore dhe spiunazh kundër shteti, sipas nenit 133 të Kodit Penal të ish - Jugosllavisë.

Gjatë qëndrimit të tij në burgun famëkeq të Idrizovës Kadri Hoxha dëshmoi shembullin e personalitetit dhe karakterit të tij, duke i ruajtur qëndrimet nacionaliste në unitetin kombëtar dhe në dobi të fesë. Për qëndrimin e tij burrëror në vitet e vuajtjes së burgut flasin në një zë me gjithë ato që kamë kontaktuar tërë këto vite.
Pas vuajtjes së dënimit Hoxhë Kadriut, iu ndalua të ushtroi misionin e tij, hoxhë në Ohër e më gjërë. Për të mbajtur familjen dhe për të mbijetuar për disa vite është marrë me buqësi, por gjithnjë duke qenë kryelartë dhe krenar për veprimet e tij, pa u përkulur kurrë para shantazheve dhe presioneve nga më të ndryshmet të pushtetit monist. Kjo periudhë për asnjë moment ta thejë e ta gjunjëzojë, zgjati deri në vitet kur filluan të fryjnë erërat e ndryshimeve të mëdha në fillim të viteve 90-ta.

Me fillimin e ndryshimeve politike dhe strukturave Kadri Hoxha, u bë nismëtar dhe strumbullar i themelimit dhe formimit të subjekteve politike, si dhe u zgjodh edhe këshilltar në Kuvendin e Komunës së Ohrit në vitet 1991-1996, si dhe ushtroi detyrën e Myftiut në Myftininë e Ohrit.

Jeta e rëndë dhe plot vështirësi, vuajtjet nëpër burgje dhe rraskapitja nga pesha e viteve, nuk arritën ta mposhtin karakterin dhe dinjitetin e tij.

Ai ishte hoxhë me shembëlltyrë që ka ditur të gërshetojë fetare me kombëtaren, duke qenë i bindur thellësisht se: “ pa atdhe nuk ka fe”.
Karizma e Hoxhë Kadriut, pasi që duhet hulumtuar, duhet edhe të mbetet udhërrëfim i brezave të rinjë se si duhet sendërtuar ideali për atdhe dhe fe.

Vdiq, një vjetë më parë. Më 09 nëntor 2011, një ditë pas Shëni Mitrit, në moshën 79 vjeçare, duke u lënë brezave të ardhshëm mesazhin e fuqishëm për atdhedashurinë dhe besimin islam. Kështu duke rrjedhur nga një mjedis familjar e fisnor që shquhej për ndershmëri, bujari dhe atdhetari, Haxhi Kadri Efendi Pollozhani – jetoi dhe veproi së bashku me gjurmët e të parëve të tyre.
U varros në varrezat e qytetit të Ohrit, me nderime fetare e kombëtare i përcjellë në banesën e përjetshme nga mijëra miq, veprimtarë e besimtarë nga gjitha trevat shqiptare.

Publikuar: 20.12.2012 | 13:39
Lexuar: 2923 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime