E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me këtë rast në qytetin rrëzë Sharrit, për nder të këtij aktiviteti do të mbahen manifestime të shumta të cilat i kanë organizuar tifozët më të flaktë të Shkëndisë, ndërkaq Servisi i dytë publik në gjuhën shqipe, ka përgatitur një dokumentar njëorësh i cili do të emetohet enkas për këtë ditë si dhuratë për Ballistët.
Shoqata e tifozëve”BALLISTËT” kremton 20 vjetorin e themelimit






Artan Ziberi

Të premten skuadra futbollistike e Shkëndisë nga Tetova, më konkretisht fansat e saj të cilët në opinion janë të njohur me nofkën "BALLISTËT", do të kremtojnë një jubile të rrallë, 20 vjetorin e themelimit.

Me këtë rast në qytetin rrëzë Sharrit, për nder të këtij aktiviteti do të mbahen manifestime të shumta të cilat i kanë organizuar tifozët më të flaktë të Shkëndisë, ndërkaq Servisi i dytë publik në gjuhën shqipe, ka përgatitur një dokumentar njëorësh i cili do të emetohet enkas për këtë ditë si dhuratë për ballistët ku emisioni në fjalë është një sublim gazetaresk për të gjitha periudhat të cilat i kanë kaluar fansat e Shkëndisë gjatë dy dekadave aq sa ekziston ky grup besnik i tifozëve të zjarrtë të Shkëndisë.

Emisioni përmban dëshmi dhe rrëfime nga gjenerata të ndryshme të ballistëve ku përfshihen baticat dhe zbaticat me të cilat janë ballafaquar ballistet gjatë të kaluarës të cilat i japin një tonalitet interesant dokumentarit në fjalë.

Të premten do të mbahet edhe një akademi solemne në Pallatin e Kulturës në Tetovë me fillim më orën 19.00, ku do të flasin mysafirët e pranishëm të cilët janë të ftuar të marrin pjesë këtë mbrëmje në Tetovë.

Publikuar: 20.12.2012 | 20:19
Lexuar: 1130 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime