E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Por në shekullin e dymbëdhjetë,pishat u futën brenda shtëpive dhe vareshin përmbys për të theksuar simbolin e krishterizmit.
Traditat festive: Mollat, zbukurimet dhe drunjtë e kthyer përmbys të Krishtlindjeve





Asnjë sezon festiv nuk ka tradita më të mëdha se Krishtlindjet, por shumë pak nga ne dijnë për prejardhjen e tyre. A e keni ditur se Franca dhe Gjermani janë përgjegjësit kryesorë për shumë nga ritualët tona "juletajd" (të Krishtlindjeve)?

Sipas legjendës, një murg kishte udhëtuar në Turingij, në Gjermani, në shekullin e shtatë që të mësonte botën për fjalën e Zotit. Është locuar në pjesën qëndrore të vendit, Turingija ka qenë e njohur për pyjet e saj të dendura.

Duke pasur parasysh pyjet e shumta, murgu kishte filluar të shfrytëzonte bredhat për t'ua shpjeguar atyre Trininë e shenjtë. Me kalimin e kohës ky bredh është bërë i njohur si "Druri i Zotit".

Por në shekullin e dymbëdhjetë,pishat u futën brenda shtëpive dhe vareshin përmbys për të theksuar simbolin e krishterizmit.

Forma trekëndëshe i ka simbolizuar, Atin, Birin dhe Shpirtin e shenjtë. Varja e drunjëve nëpër tavane për banorët kishte shumë më shumë domethënie, se sa një zbukurim i thjeshtë.

Me kalimin e kohës, rëndësia origjinale e përmbysjes së drurit është hubur dhe pastajtë njëjtat, kanë filluar të mbahen në formën e drejtë, dhe janë shfrytëzuar qirinjë si dekor.

Shënimet më të hershme të zbukurimit të drunjëve datojnë që nga viti 1521 nga Gjermania, por kjo ka të bëjë më shumë me simbolikën se sa me zbukurimin.

Sipas enciklopedisë Britanika, “Përdorimi drugjelbërve të dimrit, sjellja dhe kurorat e qëndisura për simbolizim të përjetësisë, ka qenë traditë e egjiptasve të vjetër, kinezëve dhe hebrenjëve. Zotëzimi i drunjëve ka qenë traditë mes paganëve dhe evropjanëve, dhe e përjetoi konverzimin në krishterim të traditave skandinave për zbukurimin e shtëpive dhe hambarëve të tyre me degët e gjelbërta për vitin e Ri, për ta dëbuar djallin dhe vendosur drunjë për zogjët gjatë festave të Krishtlindjeve.

Në mesjetë, 24 dhjetori është shënuar në shumë katedralla të shteteve me paraqitje misterioze të bazës së teksteve biblike. Duke filluar me tregimin për Havën dhe Ademin, drunjtë filluan t'i mbajnë nëpër shtëpi dhe dekoroheshin me mollë në shenjë të pemës së ndaluar, dhe me nafore, gjë që simbolizonte të shenjtën dhe shpëtimin.

Vitin në të cilin mbledhja e mollëve ka qenë e dobët, nuk ka pasur asnjë mollë të kuqe për ta vendosur tek pemët. Si alternativë një fryrës qelqi nga Lausha e Gjermanisë, ka bërë topa të vegjël të kuq si kompenzim për zbukurimet. Kështu doli llampioni i Krishtlindjeve, dhe e gjithë kjo u bë histori.
Traditat festive: Mollat, zbukurimet dhe drunjtë e kthyer përmbys të Krishtlindjeve

Edhe pse gjevrekët nuk i llogarisim si pjesë të traditës së Krishtlindjeve, ajo ka lidhëshmëri domethënëse të lidhur me festën e Krishlindjeve dhe posaçërisht Pashkëve. Që nga shekulli i 12-të, gjevreku u shfrytëzua si emblem i bukëpjekësve në regjionin Alzaz në Evropë.

Lidhja religjioze e gjevrekut ka të bëjë me përmbajtjen e tij se si bëhet, si dhe formën që ka. Gatë kohës së agjërimit të Pashkëve, kur katolikëve iu ndalua të hanë vezë, dhjam derri, apo prodhime të ndryshme nga qumështi, gjevrekët i bënë të njohur sepse bëheshin vetëm nga uji dhe mielli.

Dhë kështu u paramendua edhe forma e gjevrekut, lentat e kryqëzuara të tij, paraqisnin duart e kryqëzuara të dikuj që lutej, manir tipik për atë periudhë. Përskaj kësaj, tri vrimat paraqisnin treshen e shenjtë.

Në mesjetë, gjevrekët u jepeshin fëmijëve si shpërblim për lutjet e mirë mësuara.

Gjevrekët u bënë aq të njohur në Gjermani për Pashkët, sa që u bënë hyrja kryesore për gjuatjet e vezëve të Krishtlindjeve. Gjevrekët fshiheshin rreth fermave me qëllim që fëmijët t'i kërkojnë dhe t'i gjejnë për të Premten e Madhe. Kur kërkimet mbaronin, dy vezë të ziera vendoseshin në dy vrimat e mëdha të gjevrekut, me çka paraqitej rilindja e sërishme e përjetësisë.

Lidhja e tij e vazhdueshme, do të thoshte vazhdimësi, shkaku i formës së tij të pafund.

Shkaku i disejnit të tij të "pafund", gjevreku, u fut edhe në ceremonitë e fejesave, e që rezultonte me frazën e njohur asokohe, “lidhja me litar”. Çifti do mendonte një dëshirë dhe do e thenin gjevrekun si “kaull” dhe do e hanin si shenjë e bashkimit të tyre.

Gjatë Krishtlindjeve, në disa kultura më 1 janar, jepeshin edhe gjevrekët paksa të ëmbëlsuar nga gruri, për fat të mirë në vitin që pason.

Gjermania poashtu e përvetëson edhe zbulimin e shkopit prej sheqeri në vitin 1670, kur dirigjenti i korrit në katedralën e Këlnit gjeti “shkopinj të ëmbël” nga një sheqeraxhi afër, që t'i qetësojë fëmijët gjatë kohës së mbajtjes së lutjes së mbrëmjes. Duke kërkuar ide për ndarjen e sheqerëve gjatë lutjes së mbrëmjes, dirigjenti kërkoi nga sheqeraxhiu t'u shtohet edhe “bastuni” që t'i kujtojë fëmijët në barinjtë që e ruanin Isain fëmi.

Krishtlindjet janë festuar që në dimrin e shekullit të katërt, kur Papa Julij i parë, zgjodhi ta madhërojë dritën e Shpëtuesit në kohën më të errët të vitit.

Në Skandinavi, nëpër shtëpi sillnin një trung të madh hi cili ndizej gjatë natës së Krishtlindjeve dhe disa javë më vonë.

Gabimet dhe mosdijet faleshin dhe digjeshin në zjarr, dhe kështu secili mundej ta fillojë vitin e ri me ndërgjegje të pastër.

Julelog, (trung i Krishtlindjeve) asnjëherë nuk lihej të digjet deri në fund, dhe një pjesë e mbetur e tij përdorej për ta ndezur zjarrin edhe në vitin e ardhëshëm, si shenjë për fat të mbarë.

Shpesh ndihmon që të dihet pak rreth tregimit dhe pas tij, që e njëjta që jetësohet dhe të siguroj një depërtim më të thellë në atë që bënim disa gjëra thuajse çdo vit. Kushedi, ndoshta për këtë kur do vizitojmë një vend të ri, e para gjë që do bëjmë është të njihemi me "adetet". (MIA)

Publikuar: 24.12.2012 | 15:13
Lexuar: 4300 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime