E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fëmijët, sqaroi Ristovski, do të ndahen në tre grupe. Grupi i parë prej 400 fëmijë do të shkojë në pushim dimëror prej 2 deri më 8 janar, i dyti prej 8 deri në 14, i treti prej 14 deri më 20 janar. Fëmijët do të shkojnë në pushim dimëror në pushimoren Pelister në Manastir ose në Bunec në Mavrovë.
Pushim dimëror falas për 1.000 fëmijë të familjeve të rrezikuara sociale








Njëmijë fëmijë nga familjet me rrezik social dhe fëmijë shfrytëzues të shtesës speciale në janar do të mund të shkojnë në pushim dimëror falas në barrë të shtetit.

Realizimi i kësaj mase, siç sqaroi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski, është mundësuar me sjelljen në kohë të buxhetit për vitin e ardhshëm, në të cilin janë planifikuar edhe mjetet për dërgimin e fëmijëve në pushim dimëror në lartësi prej 8 milionë denarëve.

"Miratimi i Buxhetit për vitin 2013 për ne ishte veçanërisht i rëndësishme për realizimin e këtij projekti. Nëse nuk do të miratohej Buxheti ekzistonte rrezik që kjo masë të realizohet pasi që të financohet në bazë të programit të veçantë të cilin e sjell Qeveria, i cili, si edhe çdo tjetër, sillet pasi të votohet Buxheti", tha Ristovski.

Fëmijët, sqaroi Ristovski, do të ndahen në tre grupe. Grupi i parë prej 400 fëmijë do të shkojë në pushim dimëror prej 2 deri më 8 janar, i dyti prej 8 deri në 14, i treti prej 14 deri më 20 janar. Fëmijët do të shkojnë në pushim dimëror në pushimoren Pelister në Manastir ose në Bunec në Mavrovë. Transporti do të organizohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Publikuar: 27.12.2012 | 15:18
Lexuar: 887 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime