E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Greqia – shtëpia ime e dytë. Vendi i çudirave, e unë shumë rëndë gjindem në rolin e Alisës.
Greqia – vendi ku gjithçka është e mundur
Kur u shpërngula në Greqi para gjashtë muajve, u gëzova për ndryshimin, për ndërtimin profesional, e gëzuar që mundesha ta sjell familjen time të jetoj pranë detit.

Por, si duket duhet të largohesh që atje dhe ta kuptosh se sa e do qytetin tënd dhe shokët që i lë atje. Por kjo nuk është tema e këtij teksti.

Greqia – shtëpia ime e dytë. Vendi i çudirave, e unë shumë rëndë gjindem në rolin e Alisës.

Administrata as në qiell e as në tokë

Administrate greke është diçka që me siguri se gjen askund. Kanë të drejtë ndërkombëtarët që janë në këtë vend, kur nga i njëjti kërkojnë zvogëlimin e numrit të të punësuarve në administratë. Të isha pyetur unë, vetëm një nga dhjetë do ta kisha lënë në punë, e pastaj nëse mungojnë njerëz të punësohen të rinj që duan të punojnë.

Komuna ku unë jetoj punon nga ora 8 e 15 minuta deri në orën 15. Së paku ashtu shkruan tek tabela ku është shënuar orari i punës. Por në orën dymbëdhjetë del njëra nga greket e zbukuruara të administratës dhe masës së mjerë që pret në kushte jo-njerëzore iu thotë: ata që e kanë me urgjencë të mbeten të tjerët – avrio ! ndërsa në urgjentet bien ata që po atë ditë iu kalon afati i dokumentit për qëndrim prandaj, le të rijnë që mos t'i arrestojë policia.
E njëjta ajo, në orën 8 e 15 minuta, e ne që prisnim ishim dhjetë persona, bashkë me koleget pi kafe në teracë, i shohim të gjithë, e ata të mjerat nën stres me kafen duhet të thithin edhe ca cigare, dhe pasi bëhet nëntë ora që kalojnë rreth nesh dhe futen nëpër zyra komentojnë: auuu ama qënkeni mledhur shumë.

Dhe kështu vij disa herë me shpresë së do të arrij në radhë. Mundohen t'i bëj sentimental, dhe marr dhe fëmijën 18 muajsh me vete nëpër gjyqe, me gjasa se do më vendosin tek “urgjentët” ama nuk ia dal dot. Zonja më thotë “nuk ka nevojë të gjithë të vini mundet vetëm një”.
Përndryshe në zyrat e komunës që merren me dhënien e lejes së qëndrimit për të huaj duket kështu: Në një hapësirë ,më të madhe ka 6 apo shtatë të punësuar, nga të cilët dy punojnë, një më i ri flet në skype apo humbet në facebook, e të tjerët kudesen për t'i argëtuar ata që punojnë me ndonjë gj komike dhe kohë pas kohe dhe t'iu bërtasin atyre që presin që të largohen nga dera. Nga ata dy që punojnë njëra di gjithçka, e tjetra bën ndonjë punë, por për çdo presje e pyet kolegen që di gjithçka.

Fazën e parë të marrjes së lejes së qëndrimit e mora për katër muaj. Pas kësaj marrim një letër ku shkruan se kemi aplikuar për leje qëndrimi, që domethënë se mundet të qëndrojmë në këtë vend më shumë se tre muaj, apo aq sa na lejon viza turistike. Kur na japin “letrat e gjelbërta” na thanë që ka mundësi edhe një herë të na kërkojnë certifikatën lindjes për djalin dhe të kurërëzimit për bashkëshortin, të dëshmojmë se kemi lidhje familjare. Pyes, pse edhe njëherë kur ua ua solla këto dokumente, administratorja më përgjigjet “këto dokumente mbarojnë tek unë për këtë fazë për fazën e re dokumente të reja”.

Shpresova se në “fazën e ardhshme” nuk do të mi kërkojnë të njëtat, por u gënjeva.

Kur rasti jonë erdhi në radhë, mu lajmëruan që të shkoja në komunë që të më thonë se duhet t'i dërgojë edhe një herë këto dokumente. Të jenë ndërkombëtarë, të kenë apostile, të jeni të verifikuara tek konsullata greke e vendit tim, e pastaj të përkthehen në greqisht nga zyra e avokatit që ka licencë për përkthime. Edhe dy muaj pra, vrap andej këndej dhe angazhim të shokësh në Shkup.

Pas gjashtë muajsh më thanë se tani, gjithçka qenka në rregull dhe se jemi në procedurë për marrje të lejes së qëndrimit. Por smë besohet. Edhe radhën e parë ma thanë të njëjtën.

Maqedonia

E ky është tregimi për të mos besuar. Pata edhe golgotë personale për të nxjerrë llogarinë tatimore, i cili këtu është si numër amzë, pa të asgjë. Gjithçka shkonte në rregull me kërkesat, derisa në sportel nuk ma kërkuan pasaportën. I jap unë pasaportën dhe administratori hutohet. “çka është kjo? Ku e ke vizën? Më pyet i nevrikosur. Pas gjysmë ore që i shpjegoj se neve nuk na duhet vizë për hyrje në Greqi por se vetëm nuk na vulosin pasaportën, por në letra të veçanta të cilat ia tregoj. Atij nuk i besohet, kërkon në njëqind libra, lajmërohet në njëqind vende dhe në fund thotë në “rregull”, por ti nuk je për tek unë”. Pastaj e kuptoj se ka repart të vecantë për tatimorët i cili jep numrat tatimorë për të huajt, sikur nuk mund të jepshin numër tatimorë edhe në një zyrë të thjeshtë, sikur nuk mundeshin të ma thonë menjëherë. Por ne nga Maqedonia – jo.

Derisa i dorëzoja dokumentet në komunë, vij tek pjesa që duhet ta shkruaj se nga cili vend jam. Administratorja shikon pasaportën, e kthen, e rrotullon, asgjë se ka të qartë. I pëshpërit koleges së gjithdijshme dhe e pyet: si e shkruajmë Maqedoninë? Prej atje i thonë IJRM.

Shkoj të blej kartelë pre-paid për telefon. Kërkojnë pasaportë edhe për këtë. Që tmos ia shpjegoj emrin ta shohë ai vet direkt. Pperatpri e shikon pasaportën dhe fillon kërkimin nëpër kompjuter. Nuk mund të gjëjë Maqedoninë. Nuk ia ka idenë për cilin vend bisedohet. Pyet një kolegë “si e kemi vendosur në sistem Maqedoninë?” “Maqedoninë?” pyet tjetri. “Nuk e di për herë të parë dëgjoj”

Unë vendosa të kyçen në kërkim të "vendit i cili në fakt nuk ekzistonte" dhe i them "kërkoje Shkupi?” më pyet. I them ai është kryeqyteti. “ee nuk e paskam ditur” qeshet i gëzuar që tanimë është më i pasur për një shprehje gjeografike më shumë.

Dhe në rrugë rrallë kush ma ka vënë re se jam nga Maqedonia. Nga jeni? do më pyesin në luhatëse ku e dërgoj djalin. “Nga Maqedonia” përgjigjem unë.
-Aha nga Selaniku? Qeshet.
-Jo nga Selaniku. Nga Maqedonia. Nuk më dëgjojnë që flas gjuhë tjetër? A mendoni se në Selanik flasin gjuhë të huaj. Habi.
-Po çna qenka atëherë Maqedonia? Habi edhe më e madhe.
_në Veri të Greqisë me kryeqytet Shkupin? – mundohem me nënpyetje t'i ndihmojë të vijë vet tek përfundimi.
-Aha ok, e mbaron bisedëm, totalisht e painteresuar për atë që asgjë nuk e ka të qartë, dhe as që e di se mes Greqisë dhe Beogradit ka edhe një shtet tjetër.

Vendi i çudirave

Greqia është më e stërngarkuar me borxhe në Bashkimin Evropian, vend i cili vite me radhë është në krizë. Por dyqanet në Greqi janë përplot. Në qendrat tregtare vlon si nëpër koshere. Të gjithë, çdo ditë, mbajnë nga më pak dy tre qese nga ndonjë butik apo dyqan tjetër. Çdo ditë!

Nëpër supermarket blihet sikur nesër do ia fillojë lufta. Karrocati kanë përplot, ndërsa në arkë rrallë ndodh të ketë llogari nën 100 euro.

Shumica e grekëve janë të veshur me modën më të re. Tek secili ka veshje më nga 400 deri në 500 euro. Këtu janë përplot dyqanet e këpucëve, ku vetëm një palë këpucë vere kushtojnë afër 480 euro. Ndërsa nuk janë nga ari i praruar.

Në Athinë, drejtohen makina që nuk prodhohen në seri. Drejtohen makina luksose me prodhime të kufizuara. Janë prodhuar dhjetë në tërë Evropën dhe njëra nga to patjetër të jetë në Athinë. E Jahtet... ata nuk mund të përshkruhet, duhet të shihen.

Ky është vendi ku neonacistët janë në Parlament. Ligjërisht të zgjedhur nga populli. Ata rrahin kolegët e tyre deputetë në emisione Live, rrahin deputetët në ndeshjet e fudbollit, maltretojnë emigrantët, të veshur në të zezë bartin kryqet e kthyer, marshojnë nëpër lagje të ndryshme dhe askush nuk iu mundet gjë. Çdo ditë i kanosin të gjithë të huajt që ndodhen në Greqi. Dhe përmes uebfaqes së tyre dhe përmes mediave, të cilat nuk e di pse ua publikojnë kanosjet e tilla. Me siguri nga shkaku se ata janë neonacistët dhe të gjithëve ua kryejnë punët e pista. Të gjithë e mendojnë të njëjtën por nga shkaku se janë politikisht korrekt, nuk mundë të thonë asgjë.

E të huajt, tashi u pengojnë grekëve. Ju pengojnë shumë. Tani kur shumë persona mbetën pa punë, kur shteti vendosi një sërë tatimesh në pronë, të cilin me vite e blenin pa kontroll, e tashi nuk mund ta japin apo shesin, tashi patjetër të punohet. Ndërsa punën tanimë e punojnë të huajt me më pak të ardhura, dhe më shëndoshë se vetë ata. Tashi u pengojnë të huajt. Ata ishin të mirë deri mbrëmë, kur kryenin punët e pista për to.

“Grekët nuk largohen dot nga luksi, ata janë mësuar të jetojnë ashtu. Nuk munden pa të” do ju përgjigjet secilli, kur do e pyesni se, çka është puna pse blihet kaq shumë dhe shpesh.

Luks? Në pothuajse 30 për qind papunësi? Çdo gjë është e mundur në këtë vend të çudirave. (MIA)

Publikuar: 31.12.2012 | 05:09
Lexuar: 2267 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime