E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Paralajmërimi për ndërrimin e sekretarit aktual të angazhuar për arkën amerikane Timoti Gajtner dhe emërimi i Lu, vjen në vigjilje të negociatave të pritura të shkurtit mes Shtëpisë së Bardhë dhe Partisë opozitare Republikane për tavanin e borxhit amerikan.
Obama e kompleton kabinetin, zëvendësim edhe për arkëtarin e parë Gajtner









Presidenti amerikan Barak Obama e përfundoi përbërjen e Kabinetit të tij, me ç'rast vendin e fundit kyç të kabinetit, në Sekretariatin për Financa, pritet ta zërë shefi i tij aktual i Kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, Xhejkob Lu, njofton korrespondenti i MIA-s nga SHBA-ja.

Paralajmërimi për ndërrimin e sekretarit aktual të angazhuar për arkën amerikane Timoti Gajtner dhe emërimi i Lu, vjen në vigjilje të negociatave të pritura të shkurtit mes Shtëpisë së Bardhë dhe Partisë opozitare Republikane për tavanin e borxhit amerikan.

Gajtner paralajmëroi se SHBA-ja tashmë e ka kapërcyer tavanin e vendosur ligjor të borxhit 16,4 trilionë dollarë dhe se në shkurt do të tejkalohet mundësia që Sekretariatit të Financave t'i paguajë borxhet. Pritet që Lu, i cili gjatë presidencës së Bill Klintonit dhe në Kabinetin e Obamës ka shërbyer si këshilltar presidencial për çështje buxhetore, të jetë përgjegjës për arritjen e marrëveshjes për borxhin me republikanët. Lu ka punuar edhe si drejtor i bankës Sitigrup, ndërsa tashmë një vit është shef i Kabinetit të Obamës.

Senatori Xhon Keri, që do të zëvendësojë Hilari Klintonin në krye të Departamentit të Shtetit, Çak Hejgël me shumë gjasa Sekretar i Mbrojtjes dhe Xhon Brenan, kreu i ardhshëm i CIA-s pritet të jenë tre emrat në postet kyçe të sigurisë së SHBA-së që do të shoqërojnë presidentin Obama në mandatin e tij të dytë.

Senatori republikan, Çak Hejgël, një veteran i luftës në Vietnam do të jetë Sekretari i ardhshëm i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara duke zëvendësuar kreun aktual të këtij Departamenti, Leon Paneta.

Zërat për një emërim të tij në krye të mbrojtjes amerikane kanë përçarë republikanët. Disa prej tyre, kritikojnë këtë zgjedhje të administratës Obama duke e lidhur atë me qendrimet e Hejgël, senator i dalë nga Nebraska, karshi Izraelit. Ai kritikohet për "qendrim" armiqësor ndaj Izraelit dhe "të butë" ndaj Iranit.

Hejgël është shprehur kundër ndërhyrjes ushtarake në Iran dhe mbron idenë e përfshirjes së Teheranit në bisedimet për paqen në Afganistan.

Më herët zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë publikuan edhe emrin e kreut të CIA-s, vend i mbetur bosh pas largimit të Dejvid Petreus, gjeneralit që u përfshi në një skandal seksual. Pasuesi i tij me shumë gjasa do të jetë Xhon Brenan.

Brenan, një besnik i presidentit Barak Obama, ka qenë në këto vite këshilltari i tij për sigurinë kombëtare dhe për luftën kundër terrorizmit. Por ai ka edhe një të kaluar si agjent në Lengli dhe është gjithashtu një nga arkitektët e ekspansionit të përdorimit të avionëve të telekomanduar në Pakistan dhe Jemen.

Që të marrin detyrën, këta emra duhet të kalojnë për konfirmim në Senat.

Publikuar: 08.01.2013 | 11:23
Lexuar: 658 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime