E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të dhënat nuk përfshijnë shtetin ishull të largët Havai dhe shtetin verior Alaska.
Viti 2012 është viti më i nxehtë në SHBA nga viti 1895, prej kur mbahet statistikë
- Viti i kaluar 2012 është viti më i nxehtë në SHBA nga viti 1985 deri më tani, respektivisht prej kur mbahet statistikë, kumtoi Administrata federale për hulumtime oqeanike dhe atmosferike.

Ekspertët qeveritarë të motit në Shtetet e Bashkuara thonë se temperatura mesatare në 48 shtete amerikane gjatë vitit 2012 ishte 13 gradë Celsius.

Kjo është 0 presje 6 gradë më e lartë se temperatura mesatare gjatë vitit 1998, dhe 3 gradë më e lartë se mesatarja për të gjithë shekullin e 20-të. Të dhënat nuk përfshijnë shtetin ishull të largët Havai dhe shtetin verior Alaska.

Ndërsa Toka pëson ndryshime klimatike, Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar një prirje afatgjatë të ngrohjes. Administrata oqeanike dhe atmosferike thotë se rritja e temperaturës gjatë vitit të kaluar u ndikua nga thatësia gjatë verës që preku rajonet bujqësore më pjellore të vendit dhe nga një rrymë veriore atmosferike.

Përveç kësaj, qeveria amerikane thotë se viti 2012 ishte viti i dytë më i keq përsa i përket motit ekstrem, me 11 fatkeqësi natyrore që shkaktuan më shumë se 1 miliardë dollarë në dëme. Ndër më të këqiat ishin super-stuhia Sendi që goditi rëndë bregun e populluar verilindor të vendit në fund të tetorit, uragani Isak që goditi bregun jugor, si dhe shumë stuhi të tjera me shira dhe erëra të forta.

Gjithashtu, viti 2012 ishte i teti vit radhazi që tregoi se temperatura në planetin tonë po rritet.

Të dhënat e motit për vitin 2012 nga e gjithë bota pritet të shpallen javën e ardhshme.

Publikuar: 09.01.2013 | 12:23
Lexuar: 1486 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime