E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vepra e re e Mehmetit, e cila është publikuar në gjuhën maqedonase, për bazë të saj e ka kronikën e një fshati shqiptar në Maqedoni në periudhë prej pothuajse një shekulli.
Publikohet







Kim Mehmeti publikoi romanin e ri "Shtatë çinarët".

Vepra e re e Mehmetit, e cila është publikuar në gjuhën maqedonase, për bazë të saj e ka kronikën e një fshati shqiptar në Maqedoni në periudhë prej pothuajse një shekulli.

"Në sagën e tij të ashpër për ekzistim, Mehmeti në roman si motivi strumbullar e merr fatin mitik të shtatë çinarëve rreth të cilave sillet fati i personaliteteve më të jashtëzakonshëm, të cilët me jetët e tyre e kanë mbrojtur traditën e madhe shqiptare dhe njëkohësisht janë vendosur në altarin e dashurisë më të pastër.

Sikur edhe në introduktin e prozës në disa nga veprat e tij të mëparshme, Kim Mehmeti i përshkruan edhe "Shtatë çinarët" në ritëm furioz shpjegues, me skena të papërsëritshme në realizëm mitik ballkanik të llojit të vet, me ç'rast është theksuar edhe prania e një vetëironie historike, të një .......transkohor kritik të iluzioneve ballkanike dhe ish-jugosllave për "përjetësinë" e komunizmit dhe protagonistët e saj.

Vepra në këtë kontenkst në mënyrë sharmante nuk harron të merret edhe me mitologjizmin e personalitetit të ish-liderit jugosllav Tito", thuhet në rekomandimin e kritikut letrar dhe poetit Branko Cvetkovski.

Publikuar: 11.11.2009 | 15:00
Lexuar: 1692 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime