E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Shpresoj të fitoj më shumë, por ky për mua nuk është një obsesison, të paktën nuk është për momentin", ka deklaruar Messi. "Dua të kënaqem tash për tash dhe do të shoh se çka do të ndodhë në muajt e ardhshëm".
Messi synon edhe shumë






Sulmuesi i Barcelonës, argjentinasi Lionel Messi, ka deklaruar se shpreson t'ua shtojë edhe disa trofe të "Topit të Artë" katër trofeve që i ka fituar gjatë katër vjetëve të fundit, shkruan sot Koha Ditore. Të hënën Messi u shpall futbollisti më i mirë për vitin 2012 në ceremoninë e organizuar nga magazina "France Football" dhe FIFA. Kjo ishte hera e katërt rresht që Messi ka fituar "Topin e Artë", gjë që asnjë futbollist tjetër nuk e arritur. Duke pasur parasysh se Messi është vetëm 25-vjeçar, argjentinasi pritet që në të ardhmen të shtojë edhe disa trofe në vitrinën e tij.

"Shpresoj të fitoj më shumë, por ky për mua nuk është një obsesison, të paktën nuk është për momentin", ka deklaruar Messi. "Dua të kënaqem tash për tash dhe do të shoh se çka do të ndodhë në muajt e ardhshëm".

Messi gjatë vitit 2012 e theu edhe një rekord, të cilin e mbajti për 40 vjet gjermani Gerd Mueller për gola të shënuara brenda një viti kalendarik. Mueller pati shënuar 85 gola në vitin 1972, kurse Messi gjatë vitit 2012 arriti të shënojë hiç më pak se 91 herë. Ai ka pranuar se ndien kënaqësi kur fiton çmime individuale, por ka insistuar se në lojën e futbollit, individualiteti nuk është gjëja më e rëndësishme.

"E kam thënë disa herë se nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të fitosh tituj kolektivë. Me titujt individualë nuk e ke ndjenjën e njëjtë. Jam i lumtur, por nuk ka më mirë sesa të fitosh një finale, ta ngritësh trofeun lart dhe të garosh me ekipet tjera. Kjo është gjëja më e mirë në karrierë që mund t'i ndodhë një futbollisti", ka shtuar argjentinasi.

Messi gjatë tërë karrierës e ka vetëm një moment të cilin e kujton dhe që është shumë i rëndësishëm për të - goli në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2009 kundër skuadrës së Manchester Unitedit. "Kur i mbylli sytë, gjëja e parë që më vjen në mend është nata që fituam në Romë, goli im me kokë dhe kënaqësia kolektive pas vërshëllimës së fundit të arbitrit", pranoi ai.

Në fund, Messi ka kërkuar falje që nuk ka përmendur bashkëlojtarët e tij, trajnerin e Barçës, Tito Vilanovën apo Cristiano Ronaldon (Real Madrid), konkurrentin e tij për "Topin e Artë" gjatë fjalimit kur pranoi trofeun. Messi gjatë atij fjalimi përmendi vetëm mesfushorin e Barçës, Andres Iniesta, i cili po ashtu ishte në mesin e tre lojtarëve konkurrentë për "Topin e Artë".

"Më vjen keq për atë lëshim. Në fjalimin tim nuk i kam thënë të gjitha që kam dashur. Nuk pata përgatitur ndonjë fjalim, por gjithmonë ndodhë e njëjta gjë, emocionohem dhe e humbi fillin", deklaroi Messi. "Nuk e kam bërë me qëllim dhe për këtë kërkoj falje, pasi është dashur të përmendi edhe shumë persona tjerë".

Publikuar: 14.01.2013 | 13:34
Lexuar: 1977 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime