E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të Premtën me 13 Nëntor do të rikthehet në ring pas humbjes së parë Faruk Shabani. Në Qershor nuk arriti të fitoj titllin e EU-së, u ndal nga italiani Leonard Bundu.
Faruk Shabani, nesër (e premte) në ring










Të Premtën me 13 Nëntor do të rikthehet në ring pas humbjes së parë Faruk Shabani. Në Qershor nuk arriti të fitoj titllin e EU-së, u ndal nga italiani Leonard Bundu.

Bëri një luftë të mirë pothuaj të barabartë por fitorja iu dha Bundu, boksieri shqiptarë kishte një lëndim jo të lehtë në dorë andaj e kishte humbur atë shansë për titullin e Bashkimit Europian EBU-EU në peshat Velter.

Pas një operimi në dorë dhe një pushimi prej rreth 5 muaj do të kthehet sërish në ring, në mbrëmjen e së Premtës do të ketë një duel provë, para se të ndeshet për titullin kryesor Europianë, këtë e bëri të njohur sot Faruk Shabani për albanianboxing.com

“Kundërshtari im për 13 Nëntor ka qenë i caktuar, ai ishte Koko Murat nga klubi im Sauerland Event, por sot mora vesh që ai ka heq dorë nga një luftë ndaj meje andaj do të del ndonjë kundërshtar tjetër i cili shpresoj se do të lufton në mbrëmjen e së Premtës. Kurse në Dhjetor ka mundësi që të boksoj kundër kampionit Europianë Jan Zaveck” kështu Faruk Shabani për albanianboxing.com

/Luan Dreshaj/

Publikuar: 12.11.2009 | 20:19
Lexuar: 2911 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime