E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, gjatë një pritje të tij me Trupin Diplomatik me rastin e Vitit te Ri. Shqipëria, tha një vend të veçantë në fjalën ia ksuhtoi Kosovës dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët.
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës - model në rajon





Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, gjatë një pritje të tij me Trupin Diplomatik me rastin e Vitit te Ri. Shqipëria, tha një vend të veçantë në fjalën ia ksuhtoi Kosovës dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët. Politika e jashtme e Shqipërisë, tha ai, konsideron përparësi ruajtjen e fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit. Shqipëria mbështete plotësisht tërësinë territoriale të Kosovës, në kufijtë e saj aktual. Kosova e pavarur prodhon vetëm paqe dhe qëndrueshmëri. „Ne përshëndesim dialogun, si dy shtete të pavarura”, tha Nishani. Fqinjët nuk mund t’i zgjedhësh, por me ta mund të bashkëjetohet në harmoni e bashkëpunim, nëse vërtet besohet tek vlerat evropiane e të demokracisë. Shqipëria, shtoi ai, gjithnjë ka nxitur dhe ushqyer fqinjësinë e mirë, ndërsa faktori shqiptar në rajonin e Ballkanit është certifikuar tashmë si një kontribues real i paqes dhe qëndrueshmërisë. “Ne vlerësojmë procesin e konsolidimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të një karakteri strategjik dhe synojmë shndërrimin e tyre në marrëdhënie model në rajon, në përputhje me dëshirat dhe aspiratat e dy vendeve tona për t’u integruar në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, theksoi kreu i shtetit shqiptar. Nishani theksoi se Shqipëria përshëndet dhe vlerëson nisjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë për çështje teknike e praktike, si dy shtete të pavarura dhe sovrane. “Shqipëria ka mbështetur dhe mbështet afirmimin ndërkombëtar të Kosovës, duke lobuar për njohjen e mëtejshme ndërkombëtare dhe duke e bërë atë të pranishme në agjendën politiko-diplomatike, në nivel dypalësh e shumëpalësh, si dhe do të mbështesim në vazhdimësi përfshirjen e Kosovës në të gjitha nismat e forumet rajonale e më gjerë”. Presidenti shqiptar tha se dëshiron të rishprehë mirënjohjen e thellë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e NATO-s si dhe shteteve të tjera për mbështetjen e fortë e të pakursyer që i kanë dhënë Republikës së Kosovës dhe njohjes e konsolidimit të saj si shtet i pavarur!

Publikuar: 17.01.2013 | 12:55
Lexuar: 752 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime