E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këtë të drejtë, siç theksoi, do të mund ta shfrytëzojnë rreth 120.000 pensionistë që marrin pension mesatar, ndërsa participimin për mjekimin e tyre spitalor do ta mbulojë Ministria e Shëndetësisë.
Mjekim spitalor falas për pensionistët me pensione deri në 10.870 denarë






Të gjithë shfrytëzuesit e pensionit familjar dhe invalidor në shumë deri në 10.870 denarësh nga 1 janari kanë të drejtë për mjekim spitalor, njofton drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Jovan Gërpovski në takimin e sotëm me Lidhjen e shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë.

Këtë të drejtë, siç theksoi, do të mund ta shfrytëzojnë rreth 120.000 pensionistë që marrin pension mesatar, ndërsa participimin për mjekimin e tyre spitalor do ta mbulojë Ministria e Shëndetësisë. Për këtë qëllim nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë janë ndarë 37 milionë denarë.

"Vendimi tani më është publikuar në 'Gazetën zyrtare' dhe ka hyrë në fuqi, ndërsa Ministria e Shëndetësisë i njoftoi të gjitha institucionet shëndetësore dhe ato private të cilat kanë nënshkruar marrëveshje me Fondin për limitin prej 10.870 denarë deri te i cili vlen shërbimi", deklaroi Gërpovski.

Kryetari i Lidhjes së shoqatave të pensionistëve, Dragi Argirovski tha se pensionistët janë shumë të kënaqur nga masa e re e Qeverisë me të cilën krahas shfrytëzimit falas të transportit publik të qytetit dhe mundësisë për rekreim falas në banjë u mundëson mjekim spitalor falas.

Publikuar: 17.01.2013 | 13:27
Lexuar: 1149 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime